“Baku 2015” / Gega, e para në 1,500 m, rekordmene olimpike evropiane (Video)

Share Button

Baku-2015-Luiza-Gega-1500-m-fitore

AlbanianSport.com 23.06.2015 07:55

ASNN – Atletja shqiptare Luiza Gega sjell vendin e parë dhe kreun e podiumit, të parin për Shqipërinë nga Lojërat Olimpike Evropiane që po zhvillohen në Baku. Ajo është shpallur fituese në garën e 1,500 metrave, teksa ka vendosur edhe një rekord olimpik evropian për kohën e dhënë.

Kështu, Luiza Gega ka shkëlqyer në Lojërat e Para Olimpike Evropiane, të cilat po zhvillohen në kryeqytetin azer. Atletja shqiptare ka marrë vendin e parë në garën e 1,500 metrave duke vendosur edhe një rekord olimpik evropian, me kohën e 4 minuta, 11 sekonda dhe 58 të qindat.

Midis 14 konkurrenteve, Gega ka mbërritur e para në finish duke shkruar emrin e saj me të arta në garën e saj të preferuar, pikërisht në 1,500 metra, duke u kurorëzuar rekordmene e Lojërave Evropiane. Ky vend i parë për Luizën vjen vetëm 24 orë pas atij të dytë, që mori kampionia shqiptare pas konkurrimit në garën e 800 metrave.

Një sukses i jashtëzakonshëm ky për atleten tonë, e cila sjell vendin e parë në një garë për Shqipërinë pas një gare të shkëlqyer. Gega hyn në historinë e Lojërave edhe si rekordmenia e garës së 1500 metrave. Falë këtij triumfi 26-vjeçarja i ka dhënë delegacionit shqiptar 14 pikë në renditjen e përgjithshme ekipore.

Përveç dy sukseseve të atletes Luiza Gega, sukses ka arritur Izmir Smajli në garën e kërcimit së gjati teksa ka marrë vendin e dytë.Dy garuesit shqiptarë shkëlqyen në disiplinat e ndryshme të mbretëreshës së sporteve, atletikës duke koleksionuar dy vende të dyta çka përkthehen praktikisht në dy medalje argjendi.

Por duhet sqaruar se në atletikë, në këtë Olimpiadë, nuk ka medalje individuale, pasi është një garë ekipore.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh