AlbanianSport.com 24/04/2019 23:00
ASNN – Bavarezët mposhtën në gjysmëfinale Verder Bremenin, takim erdhi drejtpërdrejt në RTSH Sport. Pasi ka mësuar të martën finalisten e parë, Kupa e Gjermanisë ka njohur të mërkurën edhe finalisten e saj të dytë, që është Bajerni i Mynihut. Në gjysmëfinalen e dytë, që, sikundër i gjithë ky sezon, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, bavarezët kanë mundur me drithërimash Verder Bremenin, me rezultatin 3-2. Kështu, është Bajerni i Mynihut finalistja tjetër e Kupa e Gjermanisës, pasi ajo ka mundur mundi të martën në gjysmëfinale Verder Bremenin me shifrat 3-2.
Kjo sfidë gjysmëfinale, e cila, sikundër i gjithë ky sezon, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, është zhvilluar me një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat dhe nuk kanë munguar rastet për shënim. Vendasit rrezikonë të parë në minutën e 7-të, kur Milot Rashica ul bukur topin për kapitenin, por ky i fundit godet keq brenda zonës. Në krahun tjetër, Tomas Myler është protagonist me dy raste brenda 6 minutash, pasi fillimisht, në të 9-tën, godet bukur me thembër, por nuk e gjen dot kuadratin, kur në të 15-tën, në një pozicion të favorshëm, brenda zonës, godet por devijon mbrojtja.
Bajerni këmbëngul dhe Tiago nuk e gjen dot kuadratin në minutën e 21-të, kurse në krahun tjetër, as Klasen nuk e gjen portën e Bajernit, edhe pse shërbehet zgjuarsisht nga Rashica. Bavarezët vazhdojnë të ngulmojnë sidoqoftë dhe menjëherë pasi Koman ka provuar me një goditje në kufinjtë e zonës, është Tomas Myler që ngulmon deri në fund, duke kthyer në portë një top që rrok shtyllën horizontale dhe kthehet në lojë, aty ku Robert Levandovski nuk e ka të vështirë të shënojë. Myleri do ta gjejë golin 5 minuta para fundit të pjesës së parë, po ai anulohet për pozicion jashtëloje dhe me këtë epërsi minimale të miqve do të mbyllet pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Myleri do ta gjejë më në fund golin në minutën e 63-të, kur vepron instinktivisht në qendër të zonës, duke kontrolluar topin e Goretzkës dhe duke e përcjellë atë në rrjetë. Ndërthurja e Rashicës me Klasen i jep mundësi holandezit të godasë me kokë në minutën e 66-të, por pret portieri i Bajernit. Në krahun tjetër, Myler godet shtyllën horizontale, por nga aksioni në vijim, Tiago nuk arrin të përfitojë. Megjithatë, Verder Bremeni do të arrijë të barazojë shifrat në 2-2 në 90 sekonda të stuhishme, duke shkurtuar fillimisht largësinë me anë të Osakos, që shërbehet saktë nga Rashica në minutën e 74-të.
Menjëherë më pas, Rashica do të bëjë gjithçka vetë dhe do të shënojë, duke barazuar shifrat. Megjithatë, Bajerni i Mynihut do të gjejë edhe golin e 3-të, këtë radhë nga pika e bardhë, me autor Levandovskin, që firmos dygolëshin e tij në këtë takim në minutën e 80-të. Përtej një 10-minutëshi të fundit të kohës së rregullt dhe 5 minutave shtesë, që kanë qenë të mbushura me drithërima në të dyja skajet, Bajerni i Mynihut fiton kështu 3-1 dhe siguron finalen e Kupës së Gjermanisë, ku do të përballet me Lajpcigun.