AlbanianSport.com 26.08.2015 14:35
ASNN – Skuadra “kampione” e Bundesligës, Bajerni i Munihut, është fotografuar me veshje tradicionale gjermane, për të nisur rrugën e mbrojtjes së titullit. Një gjë të tillë bavarezët e bëjnë sa herë që shpallen “kampion”.
Pjesë e skuadrës ishin edhe përforcimet e reja, si Arturo Vidal. Ky organizim sponsorizohet nga birra gjermane, Paulaner. Të gjithë lojtarët u fotografuan me birra në duar, përveç dy prej tyre.
francezi Franck Riberi dhe mbrojtësi Benatia, që nuk konsumojnë pije alkoolike, duke i qëndruar besnik besimit në fenë e tyre, Islamin. Ndaj dy lojtarëve nuk ka pasur masë ndëshkimore, pasi një gjë e tillë ka ndodhur edhe më parë.
Klubi bavarez i ka mirëkuptuar sjelljet e secilit lojtar. Madje në klub mezi po e presin rikthimin e francezit Frenk Riberi në fushën e blertë.