AlbanianSport.com 11.11.2015 08:50
ASNN – Sipas asaj që raporton e përditshmja britanike “Mirror”, Bajerni i Mynihut është i përgatitur t’i ofrojë Pep Guardiolës një kontratë që do do t’i japë atij një pagë vjetore prej plot 17 milionë stërlinash.
Kontrata aktuale e katalanit Guardiola me gjiganten bavareze skadon verën e ardhshme dhe thuhet se thuajse çdo klub i madh në Premier Ligën e Anglisë është në radhë për ta bërë të vetin.
Por duket se Bajerni synon të sigurohet se trajneri mbetet në Mynih, duke i ofruar një kontratë dyvjeçare dhe një rritje të pagës aktuale prej 14 milionë stërlinash në vit, që e bën atë trajnerin më të paguar në botë.