Automobilizëm / “Ferrari” mbush 70-vjeç, nisin festimet deri në shtator

Share Button

AlbanianSport.com 18.03.2017 09:35

ASNN – “Ferrari” mbush 70 vjeç. Një histori e lavdishme e makinës së kuqe që ka bërë të dashurohen të gjithë apasionuarit e botës së automobilizmit. Historia e “Ferrarit” nis në 11 maj 1947, kur Enzo Ferrari ndërtoi makinën e parë, e cila e kishte motorin jashtë. Për të vazhduar më pas me modernizimin e vazhdueshëm, duke sjellë një makinë të përsosur në 2017-ën.
“Një mossukses premtues”. Kështu e ka komentuar Enzo Ferrari debutimin e krijimit të tij të parë “125 S”, në 11 maj 1947, në cirkuitin e Piaçencës. Franko Kortese, piloti i parë i makinës së kuqe, u tërhoq për shkak të një problemi në pompën e karburantit, pikërisht kur ishte në krye të garës. Një zhgënjim i madh, por që linte hapte mundësi të mëdha për të ardhmen.
Dhe pikërisht kështu ndodhi. Edhe pse “Skuderia Ferrari” u zyrtarizua në 1929, për shumë vite Enzo Ferrari u mor me makinën “Alfa Romeo”. Më vonë, pas Luftës së Dytë Botërore, kur fabrika u bombardua, e më pas u rihap, “Ferrari arriti” të krijojë modelin e parë nga zero. “125 S”-ja u prodhua vetëm në dy modele, të quajtur “Chassis 01” e “Chassis 02”.
E kush e dinte se pas atij 12 marsi 1947, kur Enzo Ferrari po testonte, jashtë fabrikës së Maranelos, “Chassis 01” me motor të zbuluar, do të vinin 70 vite të tjera të suksesshme. Dy makinat e para “Ferrari” nuk ishin bërë për të marrë pjesë në konkurse bukurie, por për të garuar, për të fituar dhe për të vënë në dukje markën. Më tej, në vitet e ardhshme kampionë të padiskutueshëm në Formula 1, me makinën “Ferrari” kanë shkruar emrin e tyre në librin e artë të këtij sporti.
Mikael Shumaker, kampion i padiskutueshëm e rekordmen titujsh me “Ferrarin”, më tej Kimi Raikonen, Fernando Alonso, Sebastian Fetel janë pilotët kampionë që kanë drejtuar një “Ferrari” ëndrrash në garat e Formula 1. Duke bërë që mijëra të apasionuar pas automobilizmit të dashurohen me makinën e kuqe. Ngjarjet festive kanë filluar në 12 mars dhe do të kulmojnë gjatë fundjavës së 9 dhe 10 shtatorit, në “Maranelo”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh