AlbanianSport.com 22.05.2016 15:35
ASNN – 8.03 metra është rezultati i ri i shkodranit në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj, ndërsa 8’53”97 është koha e fiksuar nga e vogla e artë e atletikës shqiptare, Luiza Gega. Tek rekordet edhe Relaksa Dauti për 16-vjeçaret.
Ndërkohë, kreu i Bashkisë Qazim Sejdini ka pritur në një vizitë zyrtare zv/Presidentin e Federatës së Atletikës për Evropën, Dobromir Karaminov, i cili shoqërohej nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, si dhe përfaqësues të Federatave të Atletikës të cilët do të marrin pjesë në këtë veprimtari.
Kreu i Bashkisë Qazim Sejdini falënderoi qeverinë shqiptare, Federatën Shqiptare të Atletikës dhe atë Ndërkombëtare për kontributin që kanë dhënë për ndërtimin e një piste atletike të parametrave ndërkombëtare në stadiumin “Elbasan Arena”.
Kupa e Nderimit të Figurave 2016
(Stadiumi “Elbasan Arena”
Rezultatet teknike:
Meshkuj
110 m/p Ravio Rama (Shqipëri) 14”82
100 m Sasho Golubikj (Maqedoni) 11”00
Trehapësh Levon Agasian (Armeni) 16.03 m
800 m Musa Hajdari (Kosovë) 1’48”10
200 m Srdan Dubak (Mali i Zi) 22”24
Së gjati Izmir Smajlaj (Shqipëri) 8.03 m
1500 m Ron Krasniqi (Kosovë) 4’09”17
400 m Eraldo Qerama (Greqi) 49”32
3000 m Dario Ivanovski (Maqedoni) 8’45”91
Sportisti më i mirë: Izmir Smajlaj (Shqipëri)
Femra
100 m/p Sindi Prifti (Shqipëri) 17”21
100 m Iveta Urshini (Shqipëri) 12”37
Trehapësh Sanzia Klaire (Itali) 11.31 m
800 m Mihaela Nunu (Rumani) 2’07”70
200 m Kristina Dubak (Mali i Zi) 25”39
Së gjati Amalia Sharajan (Armeni) 6.72 m
1500 m Elena Moaga (Rumani) 5’12”68
400 m Vijona Kryeziu (Kosovë) 57”97
3000 m Luiza Gega (Shqipëri) 8’53”78
Sportistja më e mirë: Luiza Gega (Shqipëri)