Gjergj Vyshka 10.02.2016 20:35
Ashtu sikurse është lajmëruar dhe ditë më parë, të dielën në Tiranë do të mbërrijë për një vizitë diskorëshe Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerri. Për rrjedhojë policia e kryeqytetit në bashkëpunim edhe me ambasadën amerikane ka marrë masa të rrepta, të cilat do të nisin të shtunën dhe do të vazhdojnë dhe të dielën, deri në bllokimin e rrugëve, apo dhe të gjithë perimetrit në vendet ku do të lëvizë dhe do të ndalet sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri.
E në këtë kuptim janë pezulluar dhe aktivitetet kombëtare sportive të së dielës, ndërsa Federata Shqiptare e Atletikës ka lajmëruar se krosi kombëtar, i parashikuar për t’u zhvilluar të dielën në kodrat e Liqenit në Tiranë, do të bëhet të hënën në ora 12:00 në të njëjtin vend.