AlbanianSport.com 29.09.2014 14:35
Federata Shqiptare e Atletikës ka zhvilluar dje veprimtarinë e saj të fundit kombëtare. Bëhej fjalë për krosin kombëtar, i cili është zhvilluar në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, ndërsa në të kanë marrë pjesë 9 ekipe, që ishin: Tirana, Teuta, Skënderbeu, Flamurtari, Vllaznia, Partizani, Elbasani, Mjeshtëria Sportive Durrës dhe Tërbuni.
Në përgjithësi, Teuta ka dominuar këtë kros kombëtar, teksa është kampione si ekip për të reja dhe të rritur. Më pas vijnë dhe Mjeshtëria Sportive Durrës dhe Skënderbeu. Pa harruar këtu dhe individët kampion si Relaksa Dauti, Marko Makaj, Bruxhilda Qosja dhe i zakonshmi i këtyre aktiviteteve Ilir Këllezi.
Ndërkohë, të paktën edhe sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi, kryesia ka anulluar vajtjen në Krosin Ballkanik. “Sepse, – shpjegon Dionisi, është 3,000 kilometra larg Tiranë, në Agri të Turqisë, i cili është në kufi me Sirinë dhe Irakun.”
“Dhe për shkak të mungesës së sigurisë nuk do të marrim pjesë. Sa për krosin Evropian, i cili bëhet në Samakov të Bullgarisë, kryesia do të mblidhet dhe një herë për të vendosur”, – ka shtuar Dionisi. E në këto kushte edhe krosi kombëtar i ka vënë vulën të gjitha veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare të atletikës për vitin 2013.
Rezultatet teknike të Krosit Kombëtar
4 kilometra (Të reja)
Relaksa Dauti (Tirana) 15’58”
Si ekip: Teuta 14 pikë
6 kilometra (Të rinj)
Marko Makaj (Mjeshtëria Sportive Durrës) 20’22”
Si ekip: Mjeshtëria Sportive Durrës 10 pikë
8 kilometra (Të rritura)
Bruxhilda Qosja (Tirana) 34’00”
Si ekip: Teuta 11 pikë
10 kilometra (Të rritur)
Ilir Këllezi (Skënderbeu) 33’15”
Si ekip: Skënderbeu 15 pikë