Gjergj Vyshka 14.01.2016 15:20
Luiza Gega, së bashku me trajnerin e saj Taulant Stërmasi, por bëjnë 9 ditë në Iten të Kenias, atje ku janë duke u stërvitur fort. Vetë trajneri i rekordmenes, nëpërmjet një rrëfimi për “Sport Ekspres” ka konfirmuar formën e shkëlqyer të sportistes.
“Të them të drejtën, – ka thënë Stërmasi, – sapo kemi përfunduar stërvitjen dhe Luiza është “për t’u marrë më sysh”. Në një formë “super” dhe shpresoj që të vrapojmë fort në të gjitha garat.”
“Krahasuar me dy vjet më parë në Kenia është shumë më mirë, ndërsa këtu stërvitja ka diferenca më poshtë se rezultatet, – ka theksuar ai. – Sepse lartësia të pengon për të vrapuar në distancë, pasi mungon oksigjeni.”
“Nëse poshtë në distancën 1,000 metra mund të vraposh me kohën 2’45”, këtu bëhet 2’55”, – ka theksuar trajneri i Gegës, Taulant Stërmasi. – Por Luiza e ka ruajtur disi dhe është në 2’48”. Në përgjithësi stërvitja është duke shkuar mirë dhe atletja është në formë shumë të mirë”.