Atletikë / S’pyesim nga shiu… Vrapimi në Mal i shpall kampionët të lagur

Share Button

vrapimi_malor-kembet

AlbanianSport.com 14.06.2016 11:05

Vrapimi në Mal i ka shpallur kampionët e saj për vitin 2016 nën rrebeshin e shiut që kishte pushtuar Tiranën që nga mesnata e së dielës. Edhe pse kështu, ndërsa njerëzve u janë dashur jo vetëm të marrin çadrat, por dhe të gjejnë se ku i kishin futur veshjet me mëngë të gjata, Federata Shqiptare e Atletikës (FSHA) nuk e ka ndërprerë këtë garë të fundit kombëtare.

“Sepse, – ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i FSHA-së, Nikolin Dionisi, – njerëzit kanë ardhur, ndërsa kishin kohë që ishin lajmëruar për një veprimtari të tillë”. Nuk duhet harruar që kjo veprimtari ka qenë i parashikuar për t’u zhvilluar më 30 maj 2016, por u anullua për shkak të Asamblesë Parlamentare të NATOS, të zhvilluar në Tiranë gjatë atyre ditëve.

Në fakt vështirësia më e madhe ka qenë për gjyqtarët, sidomos ata që kanë qenë për të ruajtur atletët gjatë vrapimit për të mos devijuar nga korsia, apo e thënë ndryshe për të mos gjetur shtegun e shkurtër e për të dalë menjëherë pranë finishit. Edhe sepse gjëra të tilla kanë ndodhur në veprimtaritë e këtij lloji në atletikë, së fundmi në Krosin Kombëtar të 15 shkurtit 2016.

Madje sekretarja e garave, Vjollca Hazizllari, ka shfrytëzuar një nga lokalet e Kodrave të Liqenit për të ndenjur brenda e për të plotësuar protokollet e diplomat në mënyrë që të mos lagej asgjë. E si për humor vetë Hazizllari ka kujtuar: “Eh sa herë kishim gara, aq herë binte shi, kështu që nuk është gjë e jashtëzakonshme!”. E, si për inat, pasi ka përfunduar Kampionati i 7-të Kombëtar i Vrapimit në Mal, shiu ka pushuar.

Dhe Tirana ka vijuar me një kohë me diell deri diku jo shumë të fortë. Kësisoj kampionët e Vrapimit në Mal janë shpallur nën reshjet e shiut, atje ku nuk mbeti askush pa u lagur.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh