Atletikë / Smjalaj & Gega, “shqipja me dy krena”, për suksesin në Beograd

Share Button

AlbanianSport.com 02.03.2017 18:45

ASNN – Atletika shqiptare nuk ka kushte të mjaftueshme për të qenë një sport masiv, gjë që ka kushtëzuar edhe veprimtaritë sportive dhe njëherësh afrime të pakta në disiplinat sportive të saj, por “mbretëresha e sporteve” ka vazhdimisht protagonistë cilësorë, që bëjnë diferencë dhe nuk qëndron pas sporteve të tjera elitare që kanë shënuar suksese në rang ndërkombëtar.

Si dëshmi e fundit për këtë mund të sillet medalja e artë e Izmir Smajlajt në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura, që u zhvillua në kryeqytetin serb, Beograd, atje ku atleti kuqezi shënoi dhe një rekord të ri kombëtar në disiplinën e kërcimit së gjati. Ishte një kërcim prej 7.98 metrash, rezultat shumë i mirë dhe që jep shpresë për një përfaqësim akoma më dinjitoz në garat ndërkombëtare.

Shkodrani Smajlaj ishte një krenari e atletikës dhe sportit shqiptare gjatë këtyre ditëve, ndërsa po përgatitet të mbrojë këtë rezultat e pse jo ta përmirësojë atë të dielën, kur do të jetë sërish në pistë e sërish në Beograd, këtë herë në kuadër të Kampionatit Evropian të Atletikës. Nëse ruan këtë rezultat, atëherë Smajlaj me siguri që do të jetë në podium, por atleti shkodran pretendon këtë herë të kalojë 8 metrat, me shpresën se do të marrë medalje edhe në këtë veprimtari të rëndësishme të atletikës evropiane.

Nuk është vetëm Smajlaj, sepse atletika shqiptare ka dhe një tjetër emër të spikatur në radhët e saj. Bëhet fjalë për Luiza Gegën, e cila garon në garat e mesme të shpejtësisë, konkretisht në 1500 dhe 3000 metra. Dy vitet e fundit Gega ka regjistruar rezultate fantastike dhe ka fiksuar edhe shumë rekorde kombëtare, duke qenë në top formë. Në kuadër të Europianit të Beogradit, Luiza Gega synon të futet në zonën e medaljeve në garën e saj.

Dëshmi e një suksesi të pritshëm është rezultati dhe medalja e argjendtë që ajo fitoi në turnetë e zhvilluar pak javë më parë në Francë, në Republikën Çeke, dhe, më pas, edhe në Turqi, si dhe rezultatet e mira në seancat stërvitore. Trajneri Taulant Stërmasi duket entuziast për suksesin e saj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh