Atletikë / Selenica: Gjendja e mjediseve, e mjeruar për disiplinat e tjera (I)

Share Button

AlbanianSport.com 31/03/2019 17:15

ASNN – Atletika ka pak elementë cilësorë, por që kanë mundur të përfaqësojnë me dinjitet vendin në veprimtaritë ndërkombëtare. Dikur kishte masivitet, me afro 2,500 atletë të federuar, kurse sot ka pak sportistë që u janë përkushtuar pistave të vrapimit apo disiplinave të kërcimit e hedhjeve.

E megjithatë, falë punës së disa trajnerëve të apasionuar, këto sporte vijojnë të ushtrohen në Shqipëri. Një nga trajnerët e spikatur të atletikës, me karrierë gati gjysmëshekullore, njëherësh trajner profesionist i Dinamos prej 40 vjetësh, Vaso Selenica, përpiqet të mbajë gjallë disiplinat atletike të hedhjeve, kryesisht atë të çekiçit.

Trajnerin e gjen përditë prapa ish-“Sheratonit”, atje ku ndodhet këndi i hedhjeve, por kjo është atletikë nga halli, pasi nuk ka as infrastrukturë, as ndërtesë ku të sistemohet baza materiale, as standarde të pistave e këndit të hedhjeve, e jo më të bëhet fjalë për dushe ku sportistët të lahen pas seancave stërvitore.

Vetë Selenica, apelon tek institucionet, si Bashkia e Tiranës, por edhe dikasteret, të bëjnë diçka që të paktën këndi i hedhjes të plotësojë standardet për gara, në të kundërt Tirana, kryeqyteti i vendit, do të mbetet pa asnjë mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e garave të atletikës.

Kjo është intervista që trajner me përvojë të gjatë i atletikës shqiptare ka dhënë së fundmi për të përditshmen shqiptare, Gazetën “SOT”, intervistë të cilën AlbanianSport,net do t’jua sjellë në 3 pjesë dhe sot është pjesa e parë.

 

– Atletika në kryeqytet po vuan mungesën e infrastrukturës, kjo është mëse evidente. Ju keni një përvojë të gjatë si trajner atletike dhe posaërisht i hedhjes së çekiçit dhe vijoni ende të stërvitni të rinj e të reja të apasionuar pas këtij sporti. Çfarë nuk shkon me ju dhe këndin e hedhjeve që është shndërruar në një problem serioz?

– Këndi i hedhjeve më parë ka qenë tek ish-kompeksi “Dinamo”, sot Parku Olimpik. Por në momentin që flasim ai nuk ekziston më, pasi atje do të bëhet selia e FSHF-së. Këndin atje e pati ndërtuar një shoqatë angleze, si mirënjohje për klubin “Dinamo” që priti në mjediset e tij të shpërngulurit me dhunë gjatë luftës së Kosovës. Këndi atje i plotësonte standardet dhe atje janë zhvilluar garat e hedhjes, si gjyles, çekiçit, diskut, apo shtizës. Edhe pse jo shumë estetik, ky kënd ka qenë i standardeve ndërkombëtare, pasi ishte me drenazhim, me përmasa dhe kushte brenda rregulloreve. Ishin investuar 60 mijë dollarë për këndin e hedhjeve tek ish-kompleksi “Dinamo” dhe sot nuk ekziston më.

 

– Pas prishjes së Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, mjediset e brendshme që përdoreshin për atletikën u zhdukën. Sot në Tiranë ka vetëm një mjedis ku ushtrohen garat e kërcimit dhe hedhjes, ai prapa “Sheratonit”. Po investohet për një pistë kërcimi, pse ju keni mbetur të pakënaqur?

– Nuk është çështje kënaqësie apo shijesh, është temë mbijetese që ka ndikim në të ardhmen e atletikës. Këndi i hedhjeve ekziston tek mjedisi që ju përmendët, por ai nuk plotëson asnjë standard të mirëfilltë atletik. Mbi të gjitha këndi nuk është në nivel dhe hedhjet nuk shërbejnë për të matur rezultatet, pasi terreni ka pjerrësi. Mund të them që shërben deri diku për stërvitje, por nuk shërben për gara. Por ia që garat i kemi bërë në këtë terren dhe unë besoj se me pak investim këndi i hedhjeve mund të bëhet funksional për garat e atletikës në disiplinat që përmendëm më sipër.

 

– Atje po ndërtohet një pistë kërcimi, pse nuk insistoni të ndërtohet edhe këndi i hedhjeve?

– Pista e kërcimit ka filluar dhe do të bëhet, ajo është 95 m e gjatë, me gropë rëre në të – dy krahët. Ajo është në nivel dhe do të bëhet e mirë. Madje do të jetë edhe me ndriçim dhe kjo e shton mundësinë e shfrytëzimit të saj nga një gamë e gjerë sportistësh. Pista do të jetë me tartan, me parametra standarde dhe do të shërbejë jo vetëm për stërvitje, por edhe për garat e kërcimit së gjati dhe atij trehapësh. Por këndi i hedhjeve mbetet ende problem, plus që mjedisi nuk ka një godinë të vogël që të mbajë bazën materiale. Ne stërvitim të rinjtë aty dhe bazën materiale e lëmë në lokalet që janë rreth e rrotull, që të na i ruajnë. Po pse kështu bëhet atletika?

 

– Si zgjidhet problemi?

– Problemi është i zgjidhshëm. Sipas projektit që hartoi Blendi Gonxhe, (funksionar i Bashkisë)  në fillim na u tha se do të bëhej këndi i hedhjeve dhe në projekt ka qenë rregullimi i tij sipas parametrave të kërkuar. Realisht ne nuk po kërkojmë ndonjë gjë të hatashme, ndonjë gjë të jashtëzakonshme, thjesht kërkojmë një investim minimal që nevojitet për zhvillimin e garave të hedhjes së çekiçit, gjyles, diskut apo dhe shtizës. Janë 7 pedana, nga e cila vetëm ajo e shtizës është jashtë funksionit. Të tjerat kërkojnë pak investim për të qenë brenda parametrave. Pra, ajo që ne kërkojmë është riaftësimi i këndit të hedhjes.

 

Vijon nesër…

 

Kush është Vaso Selenica?

Datëlindja: 23.12.1954

Vendlindja: Peshkopi

Vendbanimi: Tiranë

Karriera teknike: Trajner profesionist që nga viti 1979 në sistemin zinxhir të Dinamos

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh