Gjergj Vyshka 19.09.2016 10:40
Në Jerevan të Armenisë ditën e shtunë është zhvilluar Kupa “Robert Emian” në të cilin kanë marrë pjesë atletët më të mirë të gjithë Evropës.
Në të ka qenë i pranishëm dhe rekordmeni kombëtar i kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj, i cili ka zënë vendin e parë më 7.85 metra dhe është shpallur atleti më i mirë i veprimtarisë.
“Duhet të kuptoni, – thotë Ruli, – që kishte gati 35 ditë pas stërvitje, ndërsa ka bërë dhe një kërcim 8.01 metra, por që ishte faull.”
“Është atlet me mundësi shumë të mira, por që kërkon një stërvitje të kualifikuar”, – ka shtuar ish-rekordmeni i kërcimit së gjati.
E kësisoj Izmir Smajlaj, i 9-ti në Evropë, vijon të japë rezultate të mira në arenën ndërkombëtare, ndërsa në garë kanë qenë të gjithë kundërshtar me mbi 7.80 metra.