Gjergj Vyshka 04.06.2017 07:55
Relaksa Dauti është nënkampione e Ballkanit për moshën deri në 18 vjeç. Gjithçka ka ndodhur dje në Kampionati Ballkanik të kësaj moshe, e cila është zhvilluar në Stamboll. 2 minuta, 13 sekonda e 19 të qindtat është koha e fiksuar prej saj në 800 metra, duke qenë e dyta, ndërsa përpara saj ishte rumunia Andrea Hojda me 2’12”70.
Dhe pas Relaksa Dautit, kanë ardhur 11 atlete të tjera, ndërsa kështu 15-vjeçarja shqiptare vijon të befasojë me rezultatet e saj. Është tashmë nënkampione e Ballkanit në Sallat e Mbyllura në Stamboll me 2’12”74. Është e 14-ta në Lojërat Islamike në Baku me 2’14”74.
Dhe tani e nënkampione e Ballkanit për 18-vjeçarët në Stamboll me kohën 2’13”19. E qëndrueshme në kohët e saj, ndërsa është një atlete që po vjen dhe premton mjaft në “mbretëreshën e sporteve” në Shqipëri. Ndaj duhet mirëpritur si e tillë, sepse është Nënkampione e Ballkanit për moshat 18-vjeç.
Kampionati Ballkanik i Atletikës
për Nën-18-vjeçarët – Stamboll 2017
Rezultatet teknike të garës së 800 metrave:
1) Andrea Hojda (Rumani) 2’12”70
2) RELAKSA DAUTI (SHQIPËRI) 2’13”19
3) Tugba Toptas (Turqi) 2’13”77
4) Aleksandra Roljiç (Bosnje-Hercegovinë) 2’14”30
5) Joana Panapolou (Greqi) 2’16”39
6) Nikolina Mandiç (Serbi) 2’16”62
7) Medine Okte (Turqi) 2’18”96
8) Anxhelina Avagian (Armeni) 2’19”15
9) Ivana Knapiç (Kroaci) 2’19”58
10) Anesa Hajdari (Maqedoni) 2’23”73
11) Katarina Lemez (Bosnje-Hercegovinë) 2’26”48
12) Valentina Kelmendi (Kosovë) 2’27”79
13) Albina Deliu (Kosovë) 2’28”50