AlbanianSport.com 19.03.2016 12:55
Rekordmenia e Shqipërisë dhe e Ballkanit në sallat e mbyllura gati një muaj më parë, por njëkohësisht dhe Kampionia e Ballkanit, Luiza Gega, duket se nuk e ka kaluar gjendjen e saj gripale, e cila ka lënë pasoja dobësie.
“Luiza si përfundim nuk e përballoi dot garën”, – ka thënë trajneri i atletes shqiptare, Taulant Stërmasi, duke folur nga Portlendi, ku po mbahet Kampionati Botëror i Sallave të Mbyllura.
“Dhe mbrëmë ka qenë sëmurë. Nuk kam asnjë lloj komenti dhe nuk di çfarë të them. Fati i keq i imi dhe i asaj, ndërsa nuk i ka ndjerë këmbët në terezi që nga fillimi. Dhe asaj që ia kisha frikën ndodhi”, – ka përfunduar Stërmasi.