Gjergj Vyshka 14.01.2016 18:20
Bashkë me Luiza Gegën në Iten të Kenias janë duke u stërvitur dhe Eraldo Qerama dhe Jorgo Mino, si dhe grekja Zoi Andrikopulo.
Për dy atletët shqiptarë, Qeramën dhe Minon, Stërmasi ka konfirmuar se do të qëndrojnë deri më 18 shkurt. “Nëse do të ketë progres normal të rezultateve të tyre, atëherë do të thyejnë rekordet”, – ka thënë trajneri i Kombëtares shqiptare.
“Do të marrin pjesë në një miting ndërkombëtar në Athinë dhe më 27 shkurt do të jenë në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura”, – ka përfunduar ai.