Atletikë / Përzgjedhja e garave, Gega mund ta anashkalojë Ballkanikun

Share Button

Gjergj Vyshka 15.02.2017 17:05

Tashmë Luiza Gega, së bashku me trajnerin e saj, Taulant Stërmasi, kanë arritur në atë pikë që bëjnë dhe përzgjedhjen e garave.

Që do të thotë se, duke pasur më të rëndësishme pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që do të mbahet nga data 3, deri më 5 mars 2017 në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, atje ku llogaritet gjysmëfinale dhe finale në 3,000 metra, atëherë duket se do të shmanget vajtja në Ballkaniadë.

“Së pari, – thotë Stërmasi, – jemi duke planifikuar një garë më 17 shkurt 2017 në Stamboll. Në Ballkaniadë, Luiza ka 5 vjet që del e para dhe tashmë me rekord dhe nuk ka vlerë, sepse duke mos pasur rival çfarë do të tregojë?”

“Kështu pas Stambollit, gjithnjë nëse do ta bëjë, do të kryejmë një stërvitje tjetër speciale, e cila do të na ndihmojë për të qenë mirë dhe rezultativë në Evropian”, – ka shtuar ai.

Megjithatë Luiza Gega me vendin e dytë dje në Ostrava mrekullon me formën dhe rezultatet e saj super.

 

“IAAF Gala 2017”

Mitingu Ndërkombëtar i Atletikës

Ostravë – Republika Çeke

 

Rezultatet teknike të garës së 1,500 metrave:

 

Nr.       Atletja / Shteti                                    Koha

1)       Azumavit Embaje (Etiopi)               4’06”68

2)       LUIZA GEGA (SHQIPËRI)             4’08”26

3)       Uërku Taje Fantu (Etiopi)               4’08”56

4)       Rabab Arrafi (Marok)                       4’08”76

5)       Renata Plis (Poloni)                                    4’09”48

6)       Simona Vrzhalova (R. Çeke)         4’10”04

7)       Uini Shebet (Kenia)                                    4’11”45

8)       Diana Mezulianikova (R. Çeke)    4’11”53

9)       Ofelie Klod Boksberger (Francë)  4’17”56

10)      Denisë Krebs (Gjermani)                4’17”58

11)      Elisa Bortoli (Itali)                             4’18”39

12)      Karolina Giza (Poloni)                    4’18”86

13)      Katerina Halova (R. Çeke)             s’e përfundoi garën

14)      Petra Herzogova (R. Çeke)            s’e përfundoi garën

15)      Malika Akaui (Marok)                      s’e përfundoi garën

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh