Gjergj Vyshka 26.02.2017 18:25
7.98 metra ka qenë rezultati i shkodranit Izmir Smajlaj, që ka thyer dhe rekordin kombëtar pas 9 vjetësh. Më parë, rekordin e mbante Admir Bregu, në Athinë, me 7 metra e 66 centimetra.
Për meshkuj janë arritur vetëm një vend i gjashtë, ai i Eraldo Qeramës në 800 metra, dhe vendi i 17-të i Bajram Muços, në 60 metra me pengesa.
Kurse për femra Relaksa Dauti nuk ka shkuar më shumë se vendi i 10-të në 800 metra, por kjo ka ardhur edhe si arsye e mungesës së përvojës së atletes 15-vjeçare.
Mirëpo medalja e artë e Izmir Smajlaj i përmbys të gjithë, sepse sot e kemi dhe një Kampion Ballkani në salla të mbyllura, shoqëruar me rekord kombëtar.
Dhe kjo nuk është pak për “mbretëreshën shqiptare të sporteve”, mbi të gjitha kur arrihet në Beograd.
Kampionati Ballkanik i Atletikës
në Salla të Mbyllura
“Beograd 2016”
Rezultatet teknike të kuqezinjve:
Meshkuj
Kërcim së gjati Izmir Smajlaj 7.98 m vendi i parë
800 m Eraldo Qerama 1’52”82 vendi i 6-të
60 m/p Bajram Muço 8”26 vendi i 17-të
Femra
800 m Relaksa Dauti 2’18”95 vendi i 10-të