AlbanianSport.com 10.09.2016 16:25
ASNN – Mandati i tretë për të si drejtues i Federatës Shqiptare të Atletikës, ndërsa zgjidhet dhe Komiteti Drejtues atje ku do të jenë: Ferdinant Canaj, Zhuje Bajko, Hamit Demiri, Kostandin Mulla, Oltion Luli dhe Niko Laro. Presidenti i FSHA-së, Gjergj Ruli, sapo mori mandatin e tretë radhazi për të drejtuar këtë federatë, në fundin mbledhjes ka folur edhe për mediat:
“Jam shumë i lumtur që komuniteti i atletikës më votoi, duke më dhënë besim në masën 100 % dhe njëkohësisht në këtë Komitet fitoi edhe një anëtar i ri, – theksoi ish-rekordmeni i kërcimit së gjati, që tashmë është njëkohësisht edhe zëvendës-president i Komitetit, si dhe ishte edhe shef i delegacionit shqiptar në Lojërat e 31-ta Olimpike “Rio 2016” në Brazil.
“Jam i bindur se ky Komitet do të marrë do të marrë vendime dinjitoze për të ardhmen. Kemi ambiciet tona për vitin 2017 dhe Olimpiadën 2020 në Tokio. Falënderoj edhe Komitetin Olimpik për mbështetjen që na ka dhënë, edhe për Luiza Gegën në veçanti që e ka përkrahur. Bashkëpunimi do të jetë më i madh, edhe me Izmir Smajlajn, për të sjellë të tjera medalje”, – përfundoi Ruli.