Gjergj Vyshka 14.04.2016 08:00
Atletika shqiptare ka zhvilluar veprimtarinë e saj të tretë kombëtare, ndërsa në të ashtuquajturën pistë tartani në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet kanë vrapuar moshat deri në 13 dhe 16 vjeç.
Një prurje e madhe jo vetëm nga klubet e traditës së atletikës shqiptare të tilla si Tirana, Dinamo, Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Elbasani e Flamurtari, Teuta, por dhe nga Laçi, Valbona e Tropojës, Luftëtari i Gjirokastrës.
Që do të thotë se shtrirja gjeografike e atletikës, të paktën në këtë grupmoshë, është e gjërë dhe e madhe e me shumë të ardhme.
Jo më kot Valbona ka dominuar tek vajzat Nën-13-vjeçare, ndërsa Partizani me kryetrajnerin Fatmir Dragoi ka qenë kampion për djem deri në moshën 13 vjeç, por dhe për Nën-16-vjeçarët, vajza e djem.
Kësisoj Kampionati Kombëtar i Atletikës për Nën-13 dhe Nën-16-vjeçarët, mes gjallërisë së fëmijëve ka dhënë dhe rekordin e Dautit. Por një atlet që po vjen në garën e hedhjes së diskut e të gjyles është Samuel Bishanaku.
Dy vende të dyta, në disk 22.20 metra dhe në gjyle 10.70, ndërsa Bishanaku i ri, i biri i ish-peshëngritësit Sokol Bishanaku dhe rekordmenes së hedhjes së çekiçit Emiljana Ciko, shumë shpejt do të jetë edhe më lart në podiumet e nderit nëpër kampionate kombëtare.
Kampionati Kombëtar i Atletikës
për Nën-13 dhe Nën-16-vjeçarët
Rezultatet teknike:
Meshkuj (Nën-13-vjeçarët)
50 m Saimir Hoxha (Vllaznia) 6”78
50 m/p Fabian Hoxha (Skënderbeu) 8”41
Hedhje disku Redolf Tota (Laçi) 23.60 m
Kërcim së gjati Elion Çujaj (Vllaznia) 3.90 m
600 m Ervis Mamli (Laçi) 2’04”00
100 m Samir Hoxha (Vllaznia) 13”91
Hedhje topi Hemiklest Balozi (Laçi) 13.60 m
4×50 m Partizani 29”75
Hedhje shtize Hemiklest Balozi (Laçi) 19.70 m
Si ekip: Partizani 94.5 pikë
Femra (Nën-13-vjeçaret)
50 m Joana Goli (Tirana) 7”94
50 m/p Orinda Shala (Vllaznia) 8”41
Hedhje disku Greta Frisku (Valbona) 18.60 m
Kërcim së gjati Joana Goli (Tirana) 3.66 m
600 m Redia Dauti (Tirana) 1’55”97
100 m Tamara Laska (Laçi) 15”37
Hedhje topi Dea Boba (Partizani) 11.80 m
4×50 m Tirana 31”72
Hedhje shtize Klevisa Pirroli (Laçi) 32.20 m
Si ekip: Valbona 112 pikë
Meshkuj (Nën-16-vjeçarët)
100 m/p Milen Caco (Skënderbeu) 15”44
1000 m Jurgen Hajdini (Flamurtari) 3’04”00
400 m Igli Demiri (Elbasani) 1’03”16
Hedhje gjyle Mikel Minka (Skënderbeu) 11.15 m
Kërcim së gjati Sidrit Kraja (Vllaznia) 5.30 m
Si ekip: Partizani 86 pikë
Femra (Nën-16-vjeçaret)
50 m/p Regisa Koxhaj (Tirana) 8”85
100 m Xhoana Nurçellari (Skënderbeu) 13”16
1000 m Relaksa Dauti (Tirana) 2’52”68
400 m Xhoana Nurçellari (Skënderbeu) 1’05”41
Hedhje gjyle Pamela Asllani (Partizani) 8.80 m
Hedhje çekiçi Marsida Dini (Dinamo) 29.70 m
Kërcim së gjati Enajda Kalemi (Elbasani) 4.38 m
Si ekip: Partizani 71 pikë