Gjergj Vyshka 03.01.2015 12:25
Atletët e Kosovës dhe të Mitrovicës kanë qenë pjesëmarrës në Kampionatin Kombëtar Individual Dimëror. Madje, në disa gara kanë dalë fitues dhe për rrjedhojë janë shpallur “kampionë” të Shqipërisë, por jashtë gare.
Kështu në 60 metra për femra, Rita Hajdini ka zënë vendin e parë me kohën 7 sekonda e 89 të qindtat. Të njëjtën gjë ka bërë në 800 metra edhe Albina Deliu e Mitrovicës, me kohën 2 minuta 34 sekonda dhe 49 të qindtat.
Më pas në kërcim së gjati ka dalë fitues Edis Ahmeti me 7.30 metra. Në 1,500 metra për femra fituese është Shkurte Shala me kohën 5 minuta, 29 sekonda dhe 49 të qindtat.
Në 800 metra për meshkuj sërish fitues Valentin Sadiku me kohën 2 minuta e 20 të qindtat. Dhe në 3,000 metra për femra, që ishte dhe gara e vetme që pati tre fituese nga Kosova, ka dominuar Luljeta Shala me kohën 10 minuta, 37 sekonda e 25 të qindtat.
Përfundimisht një përfaqësim dinjitoz i kosovarëve në Kampionatin Individual Dimëror të Atletikës në Tiranë.
Kampionati Individual
Dimëror i Atletikës
Rezultatet teknike:
Meshkuj
60 m/p Ravio Rama (Tirana) 8”90
Kërcim 3-hapësh Gledis Hallunaj (Vllaznia) 14.71 m
Hedhje gjyle Adriatik Hoxha (Teuta) 15.74 m
60 m Mario Shestani (Vllaznia) 7”32
Kërcim së gjati Gledis Hallunaj (Vllaznia) 7.04 m
800 m Malvin Nikolla (Tirana) 2’00”64
3000 m Genci Lugja (Tirana) 9’17”67
400 m Lulzim Çengeli (Vllaznia) 50”78
1500 m Mario Makaj (Teuta) 4’16”52
Sportisti më i mirë: Gledis Hallunaj (Vllaznia) 931 pikë olimpike
Femra
60 m/p Sindi Prifti (Dinamo 2010) 10”54
Kërcim 3-hapësh Dorina Myrto (Teuta) 10.38 m
Hedhje gjyle Adifete Tola (Teuta) 8.50 m
60 m Marija Stillo (Skënderbeu) 7”99
400 m Relaksa Deliu (Tirana) 1’02”14
800 m Elina Cufe (Tirana) 2’36”94
1500 m Klaudia Sharka (Tirana) 6’30”55
Kërcim së gjati Ana Burda (Skënderbeu) 5.13 m
Sportistja më e mirë: Marija Stillo (Skënderbeu) 899 pikë olimpike