Gjergj Vyshka 25.03.2017 12:30
Për Luiza Gegën dhe Izmir Smajlajn trofetë janë dorëzuar nga Viron Bezhani dhe Nikolin Dionisi. Më pas është dekoruar me titullin “Nderi i atletikës shqiptare” Sugar Ahmeti pas vdekjes, ish-kampion i hedhjes së shtizës.
Po kështu me “Nderi i atletikës shqiptare” Elisabeta Morina kampione në kërcim së larti, shtytje gjyle, mësuese e edukimit fizik, ndërsa kontributi i saj ka qenë i madh dhe manifestime e spartakiada kombëtare.
Pa harruar që edhe sot është gjyqtare e Atletikës, ndërsa është bashkëshortja e një figure të madhe të sportit shqiptar për gjithçka që ka kontribuar Sokol Morina. Po me “Nderi i Atletikës Shqiptare” është nderuar Dashamir Sherja, kampion i Maratonës, por dhe në vrapimet 20 dhe 30 kilometra.
Të njëjtin titull ka marrë Fran Curani e Zhuje Bajko (ish-kampione e shtizës dhe e hedhjes së gjyles). Sikurse i njëjti titull ka ardhur dhe për Mustafa Tukseferin, që ka një karrierë të pasur si basketbollist, hendbollist tek Dinamo dhe Apolonia, por dhe në atletikë në 100 metra kampion dhe rekordmen.
E kështu atletika e ka kthyer gjithçka në festë, madje dhe me shampanjë.