AlbanianSport.com 10/01/2017 18:00
ASNN – Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim rekordmenin shqiptar, kampionin e Evropës në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj dhe Presidentin e Federatës Shqiptarë të Atletikës, Gjergj Ruli. Në prag të fillimit të garave të rëndësishme ndërkombëtare, kreu i shtetit u uroi atyre sa më shumë suksese dhe medalje për Shqipërinë në këtë “Vit të Skënderbeut”.
Më 11 janar 2018, Kampioni i Ballkanit dhe i Evropës në salla të mbyllura, por dhe rekordmeni kombëtar i kërcimit së gjati, do të jetë në një miting ndërkombëtar në Stamboll. Pa harruar që do të jetë në Kampionatin Ballkanik në Stamboll, si dhe në Kampionatin Botëror të Sallave të Mbyllura në Birmingam.
Gjithashtu, gjatë vitit, shkodrani do të jetë pjesëmarrës në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, si dhe në Kampionatin Evropian që në korrik zhvillohet në Berlin. Dhe objektivi i tij kryesor, është medalja në Evropianin e Berlinit, por pa lënë mënjanë garat e tjera.