Gjergj Vyshka 09.06.2016 10:20
Federata Shqiptare e Atletikës nuk i ka përfunduar të gjitha veprimtaritë e saj kombëtare për vitin 2016. Sepse ka mbetur për t’u zhvilluar Kampionati i 7-të Kombëtar i Vrapimit në Mal, që në fakt duhet të ishte bërë më 30 maj 2016.
Por për shkak të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ndërsa i gjithë sheshi “Nënë Tereza” dhe të gjitha rrugët përreth Pallatit të Kongreseve ishin të bllokuara për arsye sigurie, ky kampionat u shty.
Dhe dje sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi, ka lajmëruar se gjithçka do të zhvillohet të hënën, ndërsa i ka kërkuar klubeve që të dërgojnë sa më shpejt listën e federimit të atletëve pjesëmarrës në mënyrë që sportistët të jenë licencuar.
Garat janë njësoi si të krosit kombëtar, por tashmë atletika shqiptare është gati për kampionatin e 7-të kombëtar të Vrapimit në Mal.
Kampionati i 7-të Kombëtar
i Vrapimit në Mal – Atletikë
Programi i garave:
Ora 10:00 4 kilometra (Të reja)
Ora 10:40 8 kilometra (Të rinj)
Ora 10:40 8 kilometra (Të rritura)
Ora 11:30 12 kilometra (Të rritur)