Atletikë / Luiza Gega, 9 javë stërvitje në Kenia për “Rio 2016”-ën

Share Button

Atletike-2015-Luiza-Gega-Rome

Gjergj Vyshka 05.01.2016 09:20

Luiza Gega, atletja më e mirë e “mbretëreshës” së sporteve për vitin 2015, për nëntë javë do të jetë në stërvitje të specializuar në Eltorei të Kenias. Atletja është nisur së bashku me trajnerin e saj, Taulant Stërmasi, më 4 janar nga Athina. Fillimisht do të udhëtojë drejt Dohës së Katarit, më pas drejt Nairobit të Kenias dhe që andej po me avion në Eltorei në qendrën e grumbullimit stërvitor.

Një grumbullim që është siguruar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në kushtet kur Luiza Gega është sportistja që tashmë ka kapur normën A të kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Dhe gjithçka është në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, si dhe solidaritetin olimpik. Ndaj dhe trajneri Taulant Stërmasi ka deklaruar se Gega është në Kenia për 9 javë stërvitore me shpenzimet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

“Kurse unë jam me shpenzimet e Federatës Shqiptare të Atletikës, – ka sqaruar ai. – Ajo që duhet theksuar është se ne do të përgatitemi për botërorin e sallave të mbyllura, që në mars do të zhvillohet në Amerikë, atje ku pretendojmë pse jo të jemi rekordmenë përsëri dhe tek medalja”. Por me Stërmasin në Eltorei do të jenë edhe dy atletë shqiptar, të cilët stërviten në Greqi. Është fjala për Eraldo Qeramën, si dhe Jorgo Minon.

E me ta edhe një atlete greke, Zou Andrikopolu, e cila është e datëlindjes 16 mars 1996. “Këta të tre do të qëndrojnë më pak se Luiza, e cila ka një përgatitje më speciale, jo vetëm për Botërorin e sallave të mbyllura, por dhe për Lojërat Olimpike në Rio dhe të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare që ne kemi përpara për vitin 2016”, – ka përfunduar Stërmasi, ndërsa Gega është hera e dytë që shkon në Kenia për një stërvitje të specializuar dimërore.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh