Gjergj Vyshka 13.02.2017 19:35
Më 17 shkurt 2017, ashtu sikurse bëhet çdo vit, në Junik të Kosovës do të zhvillohet Krosi i Pavarësisë.
Në këtë garë, që është në kategorinë e të rinjve dhe të rejave, të rritur dhe të rriturave e veteranëve, do të marrin pjesë dhe Ilir Këllezi, që më së shumti është fitues, si dhe disa atletë të Flamurtarit.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi, ka shpjeguar se ky aktivitet do të jetë me shpenzimet e pjesëmarrësve.
Ndërsa institucioni më i lartë i atletikës shqiptare garanton regjistrimin në këtë veprimtari përmes Federatës së Atletikës së Kosovës.