Atletikë / Koronavirusi godet sërish, anulohet Evropiani i gushtit në Paris

Share Button

AlbanianSport.com 23/04/2020 23:10

ASNN – Kampionati Evropian i Atletikës është anuluar të enjten. Këtë e bëri të ditur në një njoftim në mbrëmje vetë Federata Evropiane e Atletikës. Evropiani supozohej të mbahet prej datës 25, deri më 30 gusht në Paris, por Komiteti Organizator dhe Federata Franceze e Atletikës kanë vendosur të anulojnë atë. Vendimi është arsyetuar me gjendjen aktuale të krijuar nga epidemia e koronavirusit si dhe me rreziqet potenciale për shikuesit dhe të gjithë palët e përfshira. Ky supozohej të ishte edicioni i 25-të i Evropianit të atletikës.

Kështu, Kampionati Evropian i Atletikës, i planifikuar për në kryeqytetin e Francës në javën e fundit të gushtit është bërë ngjarja më e fundit e profilit të lartë që do të anulohet për shkak të epidemisë së koronavirusit. Komiteti Organizator Lokal (LOC) dhe Federata Franceze e Atletikës (FFA) kishin shqyrtuar mënyra për të mbajtur këtë kampionat më vonë këtë vit, por situata e vazhdueshme do të thotë se veprimtaria e planifikuar për t’u mbajtur në Stadiumin “Charléty”, nga 25 gushti, deri më 30 gusht 2020, është anuluar krejtësisht.

Duke qenë se Mynihu ishte vendosur të presë kampionatin e radhës në 2022-shin, u vendos kundër ndjekjes së shembullit të Olimpiadës dhe Kampionatit Botëror, që u shtynë me 12 muaj. Presidenti i përkohshëm Evropian i Atletikës, Dobromir Karamarinov, tha: “Me keqardhje të madhe shpallim anulimin e Kampionatit Evropian të Atletikës në Paris 2020”. Një numër i ngjarjeve kryesore sportive, duke përfshirë turnetë madhorë të tenisit dhe golfit, si “Uimbëlldon”-i dhe “US Open”, nuk do të mbahen këtë vit për shkak të krizës.

Për më tepër, edhe shtyrja e Lojërave Olimpike dhe e Kampionateve Botërore, lanë një hapësirë të vogël në kalendar. Një mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit Organizator, pas një takimin të mëparshëm midis autoriteteve përkatëse franceze çoi në marrjen e vendimit. Ky vendim hedh ndërkohë dyshime të reja nëse edhe “Turi i Francës” në çiklizëm dhe turneu i tenist “Roland Garros”, të planifikuar për të filluar përkatësisht në gusht dhe shtator, do të zhvillohen. “Ne kishim shpresuar në këto periudha të trazuara t’u ofrojmë atletëve evropianë një ngjarje madhore për të synuar në fund të kësaj vere”, – tha Karamarinovi.

“Fatkeqësisht, sot u informuam nga LOC-ja dhe Federata Franceze e Atletikës që, pas diskutimeve me autoritetet përkatëse kombëtare të vendit dhe shëndetit publik të sigurisë dhe sigurisë, ata nuk ishin më në gjendje të vazhdojnë me dorëzimin e kampionateve këtë gusht dhe u detyruan të anulojnë ngjarjen, – ka vijuar ai. – Ndërsa ne me keqardhje njoftojmë anulimin e Kampionatit tonë Evropian të Atletikës, vlen të përsërisim se në këto periudha të pashembullta, shëndeti dhe siguria e të gjithë aktorëve të atletikës, përfshirë atletët, tifozët, zyrtarët, partnerët dhe të gjithë të lidhur me këtë sport janë parësore.”

“Ne gjithmonë do të bëjmë atë që është më e mira për anëtarët e familjes sonë të atletikës dhe publikut më të gjerë”, – ka përfunduar Presidenti i përkohshëm Evropian i Atletikës, Dobromir Karamarinov. Duhet theksuar se ky anulim është një tjetër zhgënjim për atletikën shqiptare, e sidomos për sportisten e spikatur, Luiza Gega, e cila po gëzon një formë të mirë dhe kishte shpresuar për një paraqitje të mirë në këtë Evropian, në mungesë të Lojërave të shtyra Olimpike të Tokios. Po kështu, edhe atleti i kërcimit të gjati, Izmir Smajlaj po shpresonte për një rikthim në këtë veprimtari kontinentale.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh