Atletikë / Koe: Më shqetëson prishja e pistave, ofroni alternativa (Video)

Share Button

Sebastiani-Koe-interviste-ABK-tjeter

AlbanianSport.com 02.02.2016 19:35

ASNN – Rindërtimi i Stadiumeve të futbollit në Shqipëri, duhet që, http://albaniansport.com/new/wp-content/uploads/2016/02/Sebastiani-Koe-interviste-ABK-tjeter.jpgbrenda mundësive, të krijojë mjedise edhe për atletikën. Ky është apeli që Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës, Lordi Sebastian Koe, ka bërë gjatë vizitës së tij në Tiranë. Duke folur për Televizionin Shqiptar, kreu i atletikës botërore ka theksuar se atletikës shqiptare duhet t’i ofrohet një alternativë, për të patur mjediset e saj.

Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës, Lordi Sebastian Koe, ka mbërritur të hënën në Tiranë për një vizitë në Tiranë dhe, duke folur në pistën e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, që do të prishet për t’i lënë vendin një stadiumi të ri, ai ka shprehur shqetësimin e tij për humbjen e një tjetër mjedisi sportiv për atletikën.

“Gjithmonë shqetësohem kur humbasim një pistë atletike dhe gjithmonë kam këmbëngulur, jo vetë në Evropë, por në çdo pjesë të botës, që t’i ruajmë këto pista, sepse nëse e humbasim këtë infrastrukturë, shpesh humbasim bazën e këtij sporti, humbasim sportistët, trajnerët dhe mbështetësit e atletikës”, – ka thënë ai.

“Dhe kur them që është e rëndësishme të ruajmë një pistë, nuk e kam fjalën vetëm për garën, por edhe për stërvitje”, – ka vijuar britaniku. Duke bërë një apel për autoritetet shqiptare dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, Koe ka këmbëngulur se mund të gjendet një rrugëdalje e pranueshme nga të gjithë.

“Unë besoj se është e mundur se futbolli dhe atletika mund të bashkëjetojnë në një stadium, – ka thënë kreu i IAAF-it. – Megjithatë, edhe nëse është marrë një vendim që një stadium të jetë vetëm për futbollin, siç mund të jetë rasti i këtij stadiumi, atëherë atletikës shqiptare duhet t’i ofrohet një alternativë, për të patur mjediset e saj.

“Kjo sepse një pistë atletike nuk është domosdoshmërisht vetëm për sportistët, por edhe për njerëzit që dëshirojnë të merren me sport”, – ka shtuar Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës, Lordi Sebastian Koe. Duke folur për Televizionin Shqiptar, kreu i atletikës botërore ka theksuar se sfida e tij është rikthimi i besimit tek ky organizëm i goditur nga skandalet me dopingun.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh