Atletikë / Izmir Smajlaj premton rezultat të mirë në Stamboll

Share Button

Izmir-Smajlaj

Gaspër Marku 25.02.2016 21:15

I shpallur si atleti më i mirë i Shqipërisë për vitin 2015, atleti i talentuar shkodran, kampioni dhe rekordmeni i Shqipërisë në kërcim së gjati, është në pritje të arritjes së një tjetër rezultati pozitiv. Këtë fundjavë në Stamboll zhvillohen garat e Kampionatit Ballkanik në atletikë për sallat e mbyllura dhe kampioni kuqezi ka si objektiv futjen në zonën e medaljeve.

Edhe pse me një sërë peripecish në drejtim të kushteve stërvitore, që e kanë përfshirë Smajlajn dhe në tërësi ekipin, përsëri ai premton rezultat të lartë në Stamboll. Nën përkushtimin e trajnerit të pasionuar, Vildan Tufi, krahas pedonales pranë Urës së Bunës dhe të ndonjë palestre shkollash në Shkodër, atleti Smajlaj ka provuar të stërvitet për shumë seanca edhe në mjediset e stadiumit të Tivarit në Mal të Zi.

Por, për të marrë ngarkesat e duhura, kampioni kuqeblu pati rastin të stërvitet për një periudhë edhe në Londër, çka e rriti edhe më tepër formën e tij sportive të tij. E veçanta e kësaj pjesëmarrje për atletin shkodran Izmir Smajlaj është se ai do të konkurrojë nën mbështetjen e “Medical Center It-Al”, një qëndër fizioterapike e hapur pak ditë më parë në Shkodër nën drejtimin e ish sportistit shkodran Ylber Dibra.

“E falënderoj jashtë mase drejtuesin e “Medical Center It-Al”, bashkëqytetarin tonë Ylber Dibra, i cili më ka qëndruar shumë afër gjatë kësaj periudhe, jo vetëm me seancat profesionale terapike të ofruara falas ndaj meje, por edhe me vënien në dispozicion të një baze materiale të bollshme dhe cilësore që me thënë të drejtën më bën të ndjehem mirë në këtë ballkaniadë”, – thotë atleti Smajlaj për “Sport Ekspres”.

Duke folur për përgatitjet e kësaj prag ballkaniade, ai bën të ditur se përgjithësisht kanë shkuar shumë mirë duke konsumuar nga dy seanca stërvitore në ditë nën drejtimin e trajnerit Vildan Tufi. “Mund të them se gëzoj një formë shumë të mirë sportive dhe synimet e mija janë që të kapë një rezultat të mirë dhe futem në zonën e medaljeve”, – deklaron ai përpara nisjes drejt Turqisë.

Smajlaj do të do të konkurrojë në të dy garat e tij të preferuara, atë të kërcimit së gjati dhe trehapësh. Smajlaj bën të ditur se pikësynimet e tij janë të fokusuara tek Lojërat Olimpike, ku në saj të rezultateve të tij të deritanishme pjesëmarrjen ai e arrin edhe me ftesë të organizatorëve. Por dëshirën e ka që të shkojë në këto Lojëra me kapjen e normës Olimpike, gjë të cilën do të kërkojë ta sigurojë në garat në vazhdim.

Kampioni kuqeblu Izmir Smajlaj sqaron se nisja e tij për në Ballkaniadë bëhet përpara grupit të kolegëve të kombëtares shqiptare pasi ai është planifikuar të marrë pjesë më parë në një miting i ftuar prej organizatorëve. E më pas do të vihet në dispozicion të aktivitetit tjetër të Ballkaniadës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh