AlbanianSport.com 18.09.2016 23:30
ASNN – Rekordmeni shqiptar, Izmir Smajlaj ka arritur një tjetër rezultat pozitiv në arenën ndërkombëtare.
Ai ka qenë të shtunën pjesëmarrës në mitingun e përvitshëm ndërkombëtar të disiplinës së kërcimit së gjati, që u mbajt në kryeqytetin e Armenisë, Erevan, për nder të ish-rekordmenit evropian, Robert Emian.
Sipas informacionit të përcjellë nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, atleti i talentuar shkodran u shpall sportisti më i miri i këtij mitingu, duke arritur të regjistrojë në kërcimin e tij largësinë prej 7 metra e 85 cm.
Megjithatë, kjo largësi është larg rekordit kombëtar, që mbahet prej vetë Izmir Smajlajt, me 8 metra e 3 centimetra.