Gjergj Vyshka 03.06.2017 07:55
Izmir Smajlaj, rekordmeni i kërcimit së gjati e jo vetëm kaq, por dhe “kampion” i Evropës dhe “kampion” i Ballkanit në Sallat e Mbyllura, dje ka dalë i 3-ti në një miting në Insbruk të Austrisë. “Kërcimet e arta” është titulluar mitingu, që është zhvilluar mes qytetit, ndërsa ka qenë në kërcim së gjati dhe kërcim me shkop. Në kërcimin e parë Smajlaj ka bërë faull.
Më pas në të dytin 7.74 metra, në të 3-tin 7.68 metra, në të 4-tin 7.78 metra. Dhe në të 5-tin, e që do të zinte vendin e tretë fillimisht, do të kërcente 7.83 metra. Në të fundit do të bënte faull, kurse do ta kalonte greku Tentogly me 7.89 metra. E vendin e parë do ta zinte gjermani Marku Ren me 8.13 metra, që në fakt është me një këmbë.
E duke mbetur tek Smajlaj, teksa një javë më parë ishte në mitingun ndërkombëtar të Elbasanit ishte 7.82 metra, e djeshmja ishte përsëri një rezultat jo i mirë. “Unë jam i kënaqur, – thotë Smajlaj, – ishte pistë në rrugë, një “shou” shumë interesant, ndërsa prania ime si Kampion Evrope i dha më tepër bukuri. Kisha frikë me dhanë më shumë, sepse tentoj që në Kampionatin Kombëtar më 8 dhe 9 qershor 2017 në Elbasan të bëj shumë më mirë”.