Gjergj Vyshka 09.02.2016 11:15
Në garat e djeshme të Kampionatit Kombëtar Individual Dimëror të Atletikës, pati rivalitet tek meshkujt mes korçarëve Malo e Ceci, të cilët së bashku u ndalën në lartësinë 1.70 metra, kurse fituesi ishte kosovari Rrysha me 1.85 metra. Madje në një kërcim pati dhe një rrëzim në pistë duke u gërricur në bërrylin e djathtë.
Për femra, Sidni Prifti duket se e ka pasur të pamundur të bëjë garë në ato kushte, ndërsa ka bërë tre faulla në 1.45 metra. Dhe për rrjedhojë kërcimi së larti për femra nuk ka pasur kampione. Sot, në pistën me tartan të “Elbasan Arena” do të zhvillohet dita e dytë e kampionatit dimëror me të gjitha garat e tjera.
Kjo është për herë të parë, që nga vendosja e pistës së tartanit në “Elbasan Arena”, që garat do të bëhen në “shtëpinë” e Kombëtares kuqezi të futbollit. Federata Shqiptare e Atletikës ka udhëzuar që sportistët duhet të jenë në pistë 20 minuta përpara fillimit të garës dhe nuk kanë për t’u larguar pa marrë diplomat.
Në të njëjtën kohë në përfundim të këtij kampionati do të mblidhet Komisioni Teknik, që do të propozojë përfaqësuesit e Shqipërisë për Ballkaniadën e Sallave të Mbyllura, më 27 shkurt 2016 në Stamboll. Emra të cilët më pas do të miratohen nga komisioni teknik dhe, më pas, edhe nga kryesia.
Kampionatit Kombëtar Individual
Dimëror i Atletikës 2016
Rezultatet teknike të ditës së parë:
Meshkuj:
Kërcim së larti Erdit Rrysha (Prizreni) 1.85 metra
Hedhje gjyle Adriatik Hoxha (Teuta) 16.84 metra
Femra:
Hedhje gjyle Marsida Dini (Dinamo) 6.05 metra
Programi i garave të ditës së dytë:
Meshkuj
Kërcim trehapësh ora 12:00
60 metra me pengesa ora 12:10
60 metra ora 12:20
400 metra ora 12:40
Kërcim së gjati ora 12:40
800 metra ora 13:00
3000 metra ora 13:30
1500 metra ora 14:00
Femra
Kërcim trehapësh ora 12:00
60 metra me pengesa ora 12:00
60 metra ora 12:30
800 metra ora 12:50
400 metra ora 13:15
Kërcim së gjati ora 13:45
3000 metra ora 13:45
1500 metra ora 14:15