Gjergj Vyshka 14.12.2015 12:15
Ilir Këllezi ka qenë përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në “Cross Country”, që dje është zhvilluar në Hieres të Francës.
Ai ka zënë vendin e 72-të mes 80 pjesëmarrësve duke fiksuar kohën 34 minuta e 34 sekondar.
Në vendin e parë ka dalë turku Ali Kaja me kohën 29 minuta e 20-të sekonda. Në vendin e dytë spanjolli Alemajehu Bezabeh me kohën 29’31” dhe, në vendin e tretë, një tjetër spanjoll Adel Meshal me kohën 29’51”.
E rëndësishme është që Këllezi ka arritur ta përfundojë garën duke vazhduar të tregojë formën e tij të mirë për garat e gjata.