Gjergj Vyshka 18.02.2015 17:55
Dje në Junik të Kosovës është zhvilluar Krosi i Pavarësisë, atje ku Shqipëria është përfaqësuar nga atleti i Skënderbeut, Ilir Këllezi, që është shoqëruar nga trajneri Juxhin Çili.
Ashtu sikurse dhe në vitet e kaluara, Këllezi përsëri ka qenë fituesi i këtij krosi, duke qenë kështu mbi atletët kosovar.
Sa për shifër, Këllezi është fitues për herë të katërt radhazi në 6 edicione të Krosit të Pavarësisë në Junik, ndërsa në të kanë marrë pjesë sportistë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Ndërkohë Shqipëria është përfaqësuar dhe nga një grup veteranësh, të cilët kanë pasur në krye presidentin e Klub Maraton Tirana, Sotir Qirjaqi.
Tashmë atletika shqiptare bëhet gati të marrë pjesë në Kampionati Ballkanik të sallave të mbyllura, i cili do të zhvillohet më 21 shkurt në Stamboll.