Gjergj Vyshka 05.06.2016 12:05
Gledis Halluni ka qenë përfaqësuesi i Shqipërisë në Kampionatin e Mesdheut për moshën deri në 23 vjeç në atletikë, që është zhvilluar në Tunizi.
Mirëpo edhe pse ka qenë i shoqëruar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, Halluni duket se ka qenë jashtë forme.
Tre faulla në po aq kërcime dhe asgjë për t’u mbajtur mend nga Halluni në Tunizi. Sot fillon Kampionati Kombëtar i të rriturve, por paraqitja në Mesdhe në Tunizi ka lënë për të dëshiruar për tanët.