Atletikë / Gega & Smajlaj, më të mirët e vitit, Ruli: Krenarë për arritjet!

Share Button

Gjergj Vyshka 25.03.2017 07:55

Vjen dhe shpërblimi për shkodranin për titullin “Kampion i Evropës, që me Ligjin e Sportit është në shumën 4,000,000 lekëve. Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, njëra nënkampione e Evropës në 3,000 metra me pengesa në korrikun e vitit të kaluar në Amsterdam dhe tjetri “Kampion” i Ballkanit dhe i Evropës në salla të mbyllura këtë vit në Beograd, janë më të mirët e atletikës shqiptare për vitin 2017. Gjithçka ka ndodhur dje në mesditë në një nga sallat e Hotel “Sky Tower” në kryeqytet.

Njëkohësisht, për Smajlajn, pas ardhjes së përgjigjes negative të analizës antidoping, tashmë ka mbërritur dhe shpërblimi që i takon me Ligjin e Sportit për vendin e parë në Evropë. Që është 4,000,000 lekë. “Të kesh në krahë dy kampion të mëdhenj, ku Luiza ka plotësuar ka plotësuar së bashku me Izmirin këtë kurorë, është më shumë se kënaqësi”, – ka deklaruar në fjalën e tij presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli.

“Jemi më shumë se sa krenarë për këto arritje, – ka vijuar ai. – Më duhet të falënderoj për praninë presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhanin, dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Nikolin Dionisin. Por mbi të gjithë veteranët që kanë kontribuar për këtë sport, disa prej të cilëve nuk i kemi më pranë dhe një i tillë është dhe Sugar Ahmeti. Krenar për të gjithë. Ndër prioritetet kryesore është mbështetja e pushtetit vendor dhe qendror, ndërsa kemi impiante kryesore, ndërsa Luiza dhe Izmiri janë nxitës dhe për brezat e rinj të atletikës.”

“Madje një prej tyre është dhe Relaksa Dauti, e cila do të zëvendësojë denjësisht në një të ardhme Luizën, teksa na ka dhënë një rezultat shumë të mirë në Turqi”, – shtoi Ruli. Ndërkohë presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, ka premtuar për mbështetje, ndërsa ka theksuar se tashmë do të ketë dhe 10 bursa për sportistët e rinj, që shkojnë në shumë 250 dollarë, njëra prej të cilëve do të jetë dhe për Relaksën si sportiste e perspektivës.

Sekretari Dionisi ka falënderuar Komitetin Drejtues dhe të gjithë ata që kontribuuan në marrjen e këtyre vendimeve, të cilat i kanë shërbyer komunitetit. “Nëse do të harrojmë se nga kemi ardhur është më shumë se sa gabim”, – ka thënë Dionisi

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh