Gjergj Vyshka 06.03.2015 17:55
Kampionati Evropian i Sallave të Mbyllura i Atletikës, që ka nisur dje në Pragë, ka filluar ende pa startuar mirë për Shqipërinë. Gledis Halluni në kërcim së gjati është i 23-ti mes 24 pjesëmarrësve, teksa ka kërcyer 6.42 metra. Në dy kërcimet e para ka bërë faull, kurse në të tretin ka kërcyer 6.42 metra.
Një tjetër rezultat i dobët, i cili është 22 centimetra më poshtë se rezultati që kishte marrë në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura në Stamboll në 21 shkurt 2015, ndërsa kishte kërcyer 6.64 metra. Pa thënë që është më poshtë se rezultati i Kampionatit Dimëror në Tiranë, më 2 shkurt 2015, ndërsa pati dhënë rezultatin 7.04 m.
Në këto kushte, edhe pse dihej se nuk mund të pritej shumë, paraqitja e Hallunit në kërcim së gjati në Kampionatin Evropianin të Atletikës në Salla të Mbyllura ka lënë shumë për të dëshiruar. Tashmë pritet gara e Maria Stillos në 60 metra, ndërsa mungon për shkak të dëmtimit Luiza Gega.