Gjergj Vyshka 26.09.2015 16:05
Gledis Halluni, atleti i Vllaznisë në kërcim së gjati dhe në vrapimet e shpejtësisë, ka dalë negativ në analizat antidoping pas Lojërave të Para Evropiane në Baku. Kështu kanë vërtetuar ndërkombëtarët.
Ndërsa përgjigjen e ardhur në KOKSH nga shefi i laboratorit të kontrollit antidoping, Dr. Gynter Grainer, menaxheri i projekteve Kliton Muça ia ka bërë të ditur presidentit të Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH-ti, Stavri Bello dhe shefit të laboratorit të kontrollit antidoping në Shqipëri, Mel Ostreni.
Në të gjitha treguesit, ndërsa testi është bërë nëpërmjet urinës, Halluni është i pastër. Ndaj dhe në një koment në “Facebook” ai ka shkruajtur duke shfryrë: “Për të gjithë ata që mendonin se Gledis Halluni nuk shkon në stërvitje se ka dalë me doping e fjalëve të shumta që hapin pa ditur asgjë, ja ku e kanë përgjigjen”.