Atletikë / Dita e parë, Izmir Smajlaj e nis kampionatin me rekord

Share Button

Atletike-2016-Izmir-Smajlaj-rekordi-3-hapesh

AlbanianSport.com 07.06.2016 08:50

ASNN – Pas 30 vjetësh është thyer rekordi kombëtar për meshkuj në kërcimin trehapësh; e mbante Artan Duka, ndërsa rezultati i ri i shkodranit është 16.30 m. Ndoshta dhe në kërcim së gjati mund të kemi të tillë. Është mbajtur në Stadiumin “Elbasan Arena” dita e parë e garave në Kampionatin Kombëtar të Atletikës për Të Rritur.

Një veprimtari në të cilin kanë marrë pjesë 10 skuadra, së cilave u janë bashkuar dhe ato të Kosovës. Dhe të gjitha së bashku kanë sjellë në pistën me tartan të “Elbasan Arenës” 200 atletë, që garuan në të gjitha disiplinat. Ajo që ra në sy në këto gara ishte një rekord i ri kombëtar i sportistit shkodran, Izmir Smajlaj në kërcimin trehapësh. Me 16.30 metra theu edhe rekordin që mbahej me fanatizëm prej 30 vitesh nga Artan Duka.

Smajlaj tregon në këtë mënyrë edhe momentin e artë që po kalon, pasi vetëm para pak ditësh theu një tjetër rekord në kërcim së gjati. Ndërkohë, përsa i përket sportistëve të tjerë, Luiza Gega nuk pati rivalë në 1500 metra, ndërsa nuk e vuri në diskutim vendin e parë. Paraqitje të mirë bënë edhe dy sportistët e Tiranës në 400 metra, Edmond Murataj dhe Relaksa Dauti, të cilët zunë vendin e parë.

Në gjyle dhe disk fitues u shpall Adriatik Hoxha i Teutës duke mos e lëshuar vendin e parë. Në stafetën 4 x 100 metra për femra vendin e parë e zuri Skënderbeu, ndërsa po në këtë stafetë për meshkuj fituesi u la pezull. Tirana ka pretenduar për parregullsi në garë, ndaj dhe bëri reklamim dhe për këtë arsye u vendos që të mos shpallet fituesi ditën e djeshme.

Sot në ditën e dytë do të shpallen dhe kampionët kombëtar të atletikës për meshkuj dhe femra.

 

Kampionati Kombëtar

i Atletikës për Të Rritur

 

Rezultatet teknike të ditës së parë:

 

Meshkuj:

Hedhje disku                        Adriatik Hoxha (Teuta)                    45.90 m

Hedhje gjyle              Adriatik Hoxha (Teuta)                    16.49 m

100 m                         Mario Shestani (Tirana)                  10”81

Kërcim 3-hapësh     Izmir Smajlaj (Vllaznia)                   16.30 m

400 m                         Edmond Murataj (Tirana)                49”58

800 m                         Malvin Nikolla (Tirana)                    1’55”68

3000 m/p                    Bledar Mesi (Vllaznia)                     10’04”69

5000 m                       Genci Lugja (Tirana)                       16’17”84

 

Femra:

Hedhje çekiçi                        Emiljana Ciko (Tirana)                    54.30 m

Hedhje disku                        Oneda Feka (Flamurtari)                24.20 m

Hedhje gjyle              Laura Derhemi (Partizani)              9.30 m

Kërcim së gjati          Joana Hazizllari (Teuta)                 5.44 m

400 m/p                      Bruxhilda Qosja (Tirana)                1’08”15

100 m/p                      Sindi Prifti (Dinamo 2010)              17”12

100 m                         Maria Stillo (Skënderbeu)              12”25

400 m                         Relaksa Dauti (Tirana)                    58”90

1500 m                       Luiza Gega (Tirana)                                    4’18”47

4×100 m                     Skënderbeu                                      50”48

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh