ASNN – “Semenia është femër, por ajo duhet të mjekohet për të ulur nivelin e testosteronit”. Federata Ndërkombëtare e Atletikës ka mohuar lajmin e botuar në “The Times”, sipas të cilit thuhej se Kaster Semenia ishte klasifikuar si një mashkull dhe do të konkurronte si një i tillë.
Në fakt, konflikti midis atletes së Afrikës së Jugut dhe Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF) vazhdon që nga prilli i vitit të kaluar. Episodi i fundit i këtij seriali, ka qenë që IAAF-i i ka kërkuar Semenias të marrë ilaçe për të ulur nivelin e e saj të hormonit mashkullor, testosteronit.
Pas këtij informacioni, IAAF u detyrua të lëshonte një deklaratë për të përgënjeshtruar lajmin e botuar në “The Times”. “IAAF nuk ka kualifikuar ndonjë atletë me DSD (dallime në zhvillimin e tyre seksual) si një mashkull, – shkruhej në deklaratë. – Semenia është femër dhe do të konkurrojë në këtë kategori.”
Duke u fokusuar në rastin e Semenias, IAAF-i argumenton se ajo duhet të mjekohet në mënyrë që të sigurojë më shumë barazi në konkurrencën e femrave.