AlbanianSport.com 18/07/2022 18:05
ASNN – Frejzër Prajs ka fituar garën e 100 metrave në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse në moshën 35-vjeçare, atletja xhamajkane ka vendosur rekord kampionati. Ndërsa në 100 metra me pengesa, fitues është amerikani Hollouej. Garat e shpejtësisë janë më të bukurat dhe më të shumëpriturat në një Botëror. Mbi të gjitha kur dhurojnë të papritura. Këto nuk kanë munguar edhe në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Oregon.
Frejzër-Prajs e Xhamajkës hyri në histori pasi fitoi titullin e 5-të botëror në 100 metra në përfundim të garës së zhvilluar gjatë Botërorit që po zhvillohet në SHBA. Frejzër-Prajs bëri një sprint të shkëqyer, duke sfiduar 35 vitet që mban mbi supe. Xhamajkania ka fituar më parë garën e 100 metrave në 2009-ën, 2013-ën, 2015-ën dhe 2019-ën. Rekord kampionati për të në Oregon me kohën 10 sekonda e 67 të qindtat.
“Është e veçantë për mua kjo fitore, – ka thënë ajo pas garës. – Është titulli im i 5-të i botës në 100 metra e mbi të gjitha që e arrita tashmë në moshën 35-vjeçare.” Në podiumin e garës së 100 metrave u ngjitën 3 xhamajkane. Në 110 metra me pengesa amerikani Grent Hollouej mori medaljen e artë. 26-vjeçari, kampion olimpik dhe mbajtësi i rekordeve botërore, nuk ka marrë pjesë në garat e mëparshme për shkak të dëmtimit. Por ishte zotëruar se në këtë botëror do të arrinte titullin e tij 3-të radhazi.