Gjergj Vyshka 26.01.2017 17:55
Do të ketë një medalje të artë më pak xhamajkiani Jusein Bolt, apo “mbreti i shpejtësisë”. Atleti nga Xhamajka, që është pjesë e stafetës 4 x 100 metra, teksa ka dalë i pari në Lojërat Olimpike “Pekin 2008” është privuar nga medalja më e rëndësishme, të cilën e kishte fituar 9 vjet më parë. Sepse skuadra e tij ka rezultuar të ishte e dopuar. Në fakt ka rezultuar pozitiv në analizat anti-doping Nesta Karter, njëri prej katër atletët e Xhamajkës në këtë stafetë.
Kështu ka bërë të ditur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa ka zyrtarizuar pozitivitetin e Karterit dhe vendimin për skualifikimin e skuadrës nga Karaibet, që në atë kohë ishte e përbërë nga Bolt, Pauell, Frater e Karter. Në fakt Karter është pjesë e kësaj skuadre edhe në Lojërat Olimpike “Londër 2012”, po në stafetën 4×100 metra, e përsëri Xhamajka ka dalë e artë.
E në të tilla kushte Xhamajka dhe Bolti nuk rezulton të jetë tashmë fituese e trefishtë e stafetës 4×100 metra në Lojërat Olimpike duke mbetur vetëm tek “Londër 2012” dhe “Rio de Zhaneiro 2016”. Bolt nuk e ka komentuar këtë vendim të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Madje kohë më parë pat thënë se nëse do të rezultonte një gjë e tillë atëherë do ta pranonte ta dorëzonte medaljen.
“Unë e ndjej veten të pastër, – pati thënë ai. – Janë gjëra që ndodhin në jetë dhe nëse do të duhet ta kthej mbrapsht medaljen do ta bëj. Nuk është një problem për mua”. Ndërkohë Karter është një pjesë e rëndësishme e ekipit të Xhamajkës në këtë dhjetëvjeçarin e fundit, sepse përveç Lojërave Olimpike ka qenë pjesë e ekipit të tij dhe në Kampionatin Botëror më 2011, 2013 dhe 2015.
Karterit i janë bërë 454 analiza urine dhe gjaku që nga 2008-ta, ndërsa është atleti i gjashtë më i mirë i kësaj skuadre në 100 metra, duke e ndihmuar atë që të përmirësojë rekordin botëror në Pekin 2008 me kohën 37”10. Dhe në këto kushte fituese e medaljes së artë në 2008 bëhet Trinidad-Tobago.