Atletikë & Bamirësi / Lugja & Dauti, fituesit e “Maratonës së Jetës”

Share Button

Atletike-Maratona-e-Jetes-Lugja

Gjergj Vyshka 19.10.2015 10:40

“Të vrapojmë për t’i thënë jo kancerit të gjirit”. Ky ishte mesazhi që përcolli “Maratona e Jetës”, që u zhvillua dje në Kodrat e Liqenit Artificial, një veprimtari që kishte në thelb sensibilizimin e të gjitha grave shqiptare për kryerjen e kontrolleve parandaluese kundër kësaj sëmundjeje. Përpara dhënies së sinjalit të startit për nisjen e maratonës në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, përshëndetën dhe dhanë mesazhe sensibilizimi kundër kancerit, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, si dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në mesazhin e tij, drejtuar grave shqiptare, ministri Beqaj tha se kujdesi për shëndetin është tashmë sfidë e të gjithë shoqërisë shqiptare.
“Ajo që synojmë përmes këtyre veprimtarive është të zhvendosim vëmendjen nga sëmundja te shëndeti dhe nga pacienti te qytetari duke i sensibilizuar ata që të rrisin kujdesin për të pasur jetë të shëndetshme”, – tha ai. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj shprehu besimin e tij se një qytet i shëndetshëm është formula afatgjatë për të trajtuar sëmundjen në mënyrë që financat tona të mos shkojnë për t’u shëruar, por më me pak shpenzime për të parandaluar sëmundjet. “Në këtë kuadër – tha ai – Tirana tashmë po bën traditë edhe “Ditën pa makina. Dita më e pastër ishte 22 shtatori, dita e parë pa makina, ku niveli i helmeve ra nën normën e vendeve evropiane.”
“Ne besojmë se një qytet i shëndetshëm është një formulë afatgjatë për të trajtuar sëmundjen e për t’u siguruar që qëndrueshmëria e financave tona nuk shkon në shpenzime për t’u kuruar, por me pak shpenzime për të parandaluar sëmundjet”, – shtoi Veliaj. Gra, vajza, por edhe burra iu bashkuan të dielën Maratonës së Jetës në të cilën pati edhe profesionistë. Pas së cilës Genci Lugja dhe Relaksa Dauti ishin fitues të kësaj Maratone. Për meshkuj në vendin e dytë u renditën Bledar Mesi dhe në të tretin Malvin Nikolla. Dhe “Maratona e Jetës” do të bëhet një veprimtari e përvitshme për Bashkinë e Tiranës, ashtu sikurse “Dita pa Makina”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

AlbanianSport.com 13/03/2024 17:30 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të organizojë për të dytin

(Video) “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë, me modul të veçantë për femrat

(Video) “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë, me modul të veçantë për femrat

AlbanianSport.com 29/02/2024 15:40 ASNN – “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë vjen me risi, do të

(Video) FSHF / “Diversiteti, Barazia & Përfshirja në Futboll”, mbahet seminari

(Video) FSHF / “Diversiteti, Barazia & Përfshirja në Futboll”, mbahet seminari

AlbanianSport.com 28/02/2024 21:20 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizoi këtë të

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

AlbanianSport.com 23/02/2024 22:35 ASNN – Peshëngritësi i Teutës, Rilind Hysa, ka treguar për RTSH

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh