Gjergj Vyshka 10.02.2017 09:35
Pasi ka përfunduar Kampionatin Kombëtar Dimëror Individual, që të mërkurën u zhvillua në “Elbasan Arena”, atletika shqiptare është tashmë në prag të 3 veprimtarive ndërkombëtare. Për herë të parë, do të zhvillohet Kampionati Ballkanik i Sallave të Mbyllura për Të Rinj.
E kjo mundësi i është dhënë Relaksa Dautit, që ishte sportistja më e mirë e Kampionatit Kombëtar Dimëror Individual. Por, më të rëndësishme do të jenë Kampionati Ballkanik i Sallave të Mbyllura dhe, më pas, Evropiani, veprimtari që do të zhvillohen të dyja në Beograd.
Për arsye sigurie, delegacionet do të shoqërohen me përgjegjës, përkatësisht, në Ballkaniadë do të jetë Sekretari i Përgjithshëm, Nikolin Dionisi, dhe në Evropian, anëtari i kryesisë Oltion Luli. Por në të njëjtën kohë, sipas Dionisit, në Ballkaniadë do të testohet dhe salla e re e mbyllur në Beograd.
Një sallë kjo e cila më pas do të jetë edhe mikpritëse e Evropianit. Sigurisht që numri i atletëve shqiptarë është i reduktuar, kjo dhe për shkak të buxhetit financiar të vitit 2017 të ardhur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Kampionati Ballkanik i Atletikës
në Sallave të Mbyllura – Të Rinj
(Stamboll – 12 shkurt 2017)
Taulant Stërmasi (Trajner)
Relaksa Dauti (atlete)
Kampionati Ballkanik i Atletikës
në Sallave të Mbyllura – Të Rritur
(Beograd – 25 shkurt 2017)
Shef delegacioni:
Nikolin Dionisi
Trajnerë: Taulant Stërmasi dhe Vildan Tufi
Atletë:
Luiza Gega, Izmir Smajlaj, Maria Stillo, Bajram Muço, Relaksa Dauti
Kampionati Evropian i Atletikës
në Sallave të Mbyllura – Të Rritur
(Beograd – 3-5 mars 2017)
Shef delegacioni:
Oltion Luli
Trajnerë: Taulant Stërmasi dhe Vildan Tufi
Atletë: Luiza Gega, Izmir Smajlaj