Ata që mund të ndryshojnë fatin e një ndeshjeje, 10 më të spikaturit në Evropë

Share Button

AlbanianSport.com 02/04/2019 18:25

ASNN – 10 “arkitektët” më të mirë të futbollit në Evropë për sezonin 2018-2019, listës i prin një francez. Në futboll nuk kanë vlerë vetëm gola dhe pasimet, apo dhe pasimet vendimtare për gol, taktika, teknika etj, por edhe kreativiteti, ose krijuesit, apo siç e quajnë shumë studiues, arkitektët e lojës. Një përzierje e lojtarëve evropianë dhe atyre amerikano-latinë që luajnë në Evropë përbëjnë listën e 10 krijuesve apo “arkitektëve” më të mirë të Evropës në futboll, të paktën në ndeshjet e deritanishme të këtij sezoni, por që kanë shanse të jenë “arkitektët” më të mirë që do të mbeten gjatë në kujtesën e tifozëve dhe në librat e studiuesve të futbollit.

Si në shumë tregues të tjerë sportivë të këtij sezoni, që na tregojnë se Serie A është ringjallur, edhe për sa i përket kreativitetit apo “arkitektëve” të lojës, kampionati italian ka 3 nga 10 emra të përzgjedhur. Nuk është aspak rastësi, pasi Seria A ka shumë klube elitare europiane dhe po tenton të kthehet në majën e Evropës. Përveç Serisë A italiane, Premier Liga angleze prezantohet me dy lojtarë. Kemi të bëjmë me lojtarë që krijojnë shanse dhe brenda 90 minutave një futbollist duhet të krijojë mesatarisht mbi 3 shanse që të klasifikohet i nivelit të lartë.

“AlbanianSort.net” sjell për lexuesit në këtë artikull një listë me 10 emrat më të spikatur të futbollit krijues të sezonit 2018-2019, një pjesë emra të njohur të futbollit botëror. Janë zgjedhur lojtarë që kanë më shumë se 900 minuta në këmbët e tyre për këtë sezon dhe kalimet më të bukura e më me peshë në harkun e një ndeshjeje 90-minutëshe. Natyrisht, vlerësimi është bërë për një mesatare shumë-javore të lëvizjeve që kanë sjellë ndryshim vendimtar për fatet e takimit. Dhe futbollistë të tillë në këtë listë bëjnë mesatarisht, më e pakta, 3 të tilla në një ndeshje. Natyrisht, në këtë listë nuk mund të mungojë argjentinasi Lionel Mesi.

 

  1. Lorenco Pelegrini 3.1

Fillimi i listës është ylli i Romës, Lorenco Pelegrini, i cili ka realizuar dy gola dhe ka dhënë 3 pasime për gol si mesfushor në vetëm 15 ndeshje. Dhe do të kishte edhe më shumë nëse shokët e ekipit do të shfrytëzonin shanset e tyre. Djali është i gatshëm të jetë zëvendësim afatgjatë për Daniele De Rosi dhe shkëndijat e tij krijuese mund të ndihmojnë atë të çimentojë një vend në krah për vitet që vijnë.

 

  1. Lionel Mesi 3.3

Nëse është fjala për statistika dhe kualitet teknik të nivelit më të lartë, askush nuk mund të krahasohet me Lionel Mesin. Por këtu flasim për lojtarët që kanë pasime goli, ose më saktë peshë në ndërtimin e lojës. Çuditërisht argjentinasi nuk është në fund të procesit të punës, edhe pse kjo nuk largon nga fakti se ai ka 31 gola dhe 12 pasime për gol në 25 ndeshje të luajtura në kampionatin spanjoll këtë sezon. Mjeshtri i Barcelonës, në fakt, ka më shumë synime dhe asistime të kombinuara në Evropë. Ndryshe nga Pelegrini, shokët e tij në përgjithësi e bëjnë më së shumti shërbimin ndaj tij. Mesi realizon më shumë sepse ka pas vetes një grup të tërë që punon për qëllimet e tij.

 

  1. Uillian 3.4

“Boksieri” brazilian, Uillian, ka qenë në dhe jashtë ekipit të Çellsit dhe trajnerit Sarri në këtë edicion, por ai ka shtuar shpërthim krijues në fushë. Totali i tij i 3 golave dhe 5 pasimeve për gol në 22 ndeshje është një kthim i mirë, edhe pse ish-lojtari i Shahtjorit të Donjeckut pa dyshim do të jetë në kërkim të gozhdimit të një vendi si titullar fiks në skuadër.

 

  1. Xhejms Medison 3.4

Nënshkrimi i verës tek Leister Siti, Xhejms Medison, ka qenë shpërthimi dhe shkëlqimi i ndritshëm në këtë fushatë me 6 gola dhe po aq pasime për gol në sezonin e tij si debutimit në Premier Ligë. 22-vjeçari ka kapacitete të potencialit dhe është një lojtar jetik në skuadrën angleze të Leisterit, duke përfshirë Herri Meguajërin dhe Xhejmi Vardin. Fakti që iu paguan Noruiçit afro 23 milionë euro për kartonin e tij, duken thjesht ca para të papërfillshme për cilësinë e këtij futbollisti

 

  1. Luis Alberto 3.4

Që nga largimi prej Liverpulit, Alberto ka filluar të tregojë atë që ai është i aftë në Itali për Lacion dhe është në rrugë për sezonin e tij më të mirë deri tani. Ai ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë vetë pasimin e fundit për tre të tjerë, por duke pasur parasysh se ai ka patur më shumë se 3 shanse për lojë, kjo shifër mund të jetë shumë më e lartë. Nëse Alberto vazhdon këtë formë, ai mund të jetë katalizatori për një shtytje të kryeqytetasve drejt vendit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

 

  1. Alehandro Gomez 3.4

Argjentinasi ka konfirmuar rolin e tij integral në radhët e Atalantës këtë sezon, më shumë se çdo tjetër. Duket e pabesueshme, por kur ai mbërriti tek Atalanta në vitin 2014 kjo skuadër luftonte për mbijetesë. Por tani Atalanta synon një vend në Ligën e Evropës. Ekipi ku luajnë edhe dy shqiptarët, Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti, ka në mesin e vet një futbollist arkitekt dhe që ndryshon rrjedhat e lojës në një aksion të vetëm. Nëse Duvan Zapata ka shënuar shumë këtë edicion, lidhet me pasimet e shumta që ka marrë nga Gomezi. Që kur mbërriti në Bergamo, argjentinasi ka stabilizuar lojën, e ka bërë atë më cilësore dhe është padyshim arkitekt në ndërtimin e lojës ofensive pas sulmuesve. Gjatë këtij sezoni, ka realizuar 6 gola dhe ka dhënë pasimin e fundit për 7 të tjerë.

 

  1. Kerem Demirbej 3.6

Mesfushori gjerman Kerem Demirbej zë vendin e katërt në këtë listë me një mesatare prej 3.6 rastesh të bërjes së ndryshimit në lojë. Ai aktivizohet me Hofenhaimin në Bundesligën gjermane dhe konsiderohet një futbollist me cilësi të mrekullueshme pasimi dhe depërtimi. Me pak fjalë ai është arkitekt në lojën e skuadrës së tij dhe kjo nuk vihet në diskutim. Ai më shpesh operon në krahë, por shumica e lojtarëve që janë përmendur në këtë listë operojnë në një formë të tillë, përfshi dhe Leo Mesin. Kërkesat e vazhdueshme të Liverpulit për ta blerë këtë futbollist tregojnë se trajneri Jurgen Klop ia njeh mirë cilësitë dhe e ka kuptuar se Demirbej mund të bëjë gjëra të mëdha. Në shtypin kritik sportive gjerman, Demirbej cilësohet lojtar me kapacitete të jashtëzakonshme kreative.

 

  1. Memfis Depaj

Ylli i ish-Mançester Junajtid është rikthyer në formë që nga transferimi i tij tek Lioni. Anësori holandez ka rizbuluar mprehtësinë e tij përpara objektivit të ekipit ku luan, duke qenë madje një prej futbollistëve me “syrin” më të mirë të depërtimit, duke qenë lojtar tepër i aftë për të krijuar dhe për të dhënë pasime vendimtare, apo dhe krijim shansesh për grupin. Gjatë këtij sezoni, Depaj ka realizuar 8 gola dhe ka dhënë 6 pasime goli, shifra të mira për një futbollist që nuk është sulmues i mirëfilltë dhe nuk ka këtë qëllim. Ajo që e bën të veçantë këtë lojtar është pesha që ka në skuadër. Prandaj lojtarët kreativë janë mjaft të pëlqyer.

 

  1. Hames Rodrigez 3.8

Kolumbiani ka qenë brenda dhe jashtë ekipit të Bajernit të Mynihut këtë sezon, por ka ofruar prapëseprapë 7 gola dhe 3 pasim për gol në 12 ndeshje të Bundesligës. Mbetet një temë e diskutueshme ajo e qëndrimit të tij në Bundesligë dhe kënaqësisë që ndjen atje, por është fakt që kolumbiani është lojtar kreativ, ai është në gjendje të krijojë shanse dhe t’i japë ekipit të tij dimension më të mirë në lojë.

 

  1. Dimitri Pajet 4.2

Ish-futbollisti i Uest Hemit, Dimitri Pajet, aktualisht pjesë e Marsejës, vjen në vendin e parë si lojtari i vetëm që krijon më shumë se 4 shanse për 90 minuta në ligat kryesore të Evropës. Pas dëmtimit që e mbajti atë jashtë Botërorit 2018, mesfushori sulmues u kthye në mënyrë të qartë më i uritur se kurrë për të siguruar kreativitet për shokët e tij. Dhe talenti i Marsejës do të duhet të mbajë shkëndijën e tij krijuese në mënyrë që të ndihmojë ekipin e tij të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Ata aktualisht janë 6 pikë prapa Lionit të vendit të 3-të. Duhet thënë se Pajet, në dukje një lojtar i mirë por jo në mesin e më të mirëve, është krijuesi më i mirë në Evropë për momentin. Pra ai është futbollist që ndryshon lojën në favor të ekipit të tij, sepse krijon shanse.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh