Astrit Hafizi: Kombëtarja është pjekur, kujdes nga ndeshjet e fundit! (II)

Share Button

Astrit-Hafizi-topi

Adriatik Balla 03.08.2015 07:05

Ndeshja Kukësi-Legia e Varshavës në kuadër të turit të tretë eliminator të Ligës së Europës në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” u ndërpre pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, sepse tifozët hodhën sende të forta në fushë dhe njëri nga lojtarët e skuadrës polake, pikërisht Duda, u dëmtua në kokë. Gjyqtarët dhe zyrtarët e ndeshjes në tërësi vendosën në mënyrë të prerë që ndeshja të ndërpritej për mungesë të kushteve të sigurisë, pavarsisht se të dyja ekipet e dëshironin vazhdimin e lojës dhe pala organizatore, domethënë Kukësi, këmbënguli fort tek zyrtarët e ndeshjes që të rifillonte loja.

Tashmë UEFA ka bërë të ditur edhe pikat e rregullores ku pritet hetimi e më pas dhënia e vendimit për fajtorët, ku pritet një masë e rëndë ndëshkimore për Kukësin. Duke folur për këtë ndeshje dhe imazhin e shëmtuar që ajo prodhoi, sidomos për faktin se ishte hera e parë që ndërpritej në Shqipëri një ndeshje ndërkombëtare, ish-trajneri i njohur i Kombëtares, Astrit Hafizi, tha se UEFA është mjaft e ashpër ndaj dhunës dhe fenomeneve të tilla dhe se Kukësi duhej të përgatitej qoftë dhe për një vendim ekstrem. Hafizi kujtoi se futbolli ynë nuk është edukuar mjaftueshëm, duke nënkuptuar se ngjarjet që ndodhin gjatë kampionatit janë shumë të rënda.

Dhe sjellja e tifozëve dhe klubeve është në antagonizëm të plotë me rregulloret e UEFA-s. Ndërkohë, ai bëri dhe një analizë të ecurisë së Skënderbeut në Ligën e Kampioneve, si dhe shanset e ekipit kombëtar në Eliminatoret e “Francë 2016”. Ndërkohë, nuk u la jashtë vëmendjes edhe shorti i para pak ditëve për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, ku Shqipëria do të ndeshet me dy skuadra shumë të forta si Spanja dhe Italia. dhe Italia. Për Hafizin këto janë përballje që kanë vështirësi maksimale, ballje që kanë vështirësi maksimale, por ai tha se skuadra është pjekur dhe mund t’ia dalë të marrë edhe rezultate pozitive.

Intervistën që Hafizi ka dhënë për të përditshmen e mirënjohur shqiptare, gazetën “Sot”, AlbanianSport.com jua sjell në 3 pjesë, dhe dje ishte pjesa e parë, sot është e dyta dhe të martën e treta.

 

… Vijon nga dje

 

– Dua të kemi një mendim tuajin edhe për shortin eliminator për Botërorin e vitit 2018 që u hodh para pak ditësh. Jemi në grup me Spanjën dhe Italinë. Natyrisht dhe me skuadra të tjera, por që nuk ngjallin interes kushedi çfarë. Ndoshta nga fitimet televizive mund të jetë mirë, por në aspektin sportiv, pra për të marrë rezultat, është grup shumë i vështirë. Rastis rrallë që goglat të të fusin në një grup me këto skuadra të mëdha dhe duket se shanset tona për kualifikim në këtë grup janë thuajse zero. Si i shihni përplasjet me to?  

– Eh, ky ishte një short surprizues. Shqipëria është përballur dhe në të shkuarën me skuadra të forta në grup, me Gjermaninë, Anglinë, por jo me dy njëherësh të tillë si Spanja dhe Italia. Kjo e bën interesante garën, por në të njëjtën kohë dhe shumë të vështirë. Ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë me këmbë në tokë, të mendojmë ndeshje pas ndeshje dhe me mundësitë që kemi. Duhet të tregojmë forcën tonë, por të jemi dhe realistë e të sinqertë se përballë këtyre ekipeve do të jetë shumë e vështirë. Unë nuk shoh vend për pesimizëm, përkundrazi, ka vend për përkushtim dhe rritje të angazhimeve. Pse jo të shpresojmë për ndonjë fitore befasuese ndaj tyre. Mos harrojmë se në grup kemi dhe skuadrën përfaqësuese të Izraelit, e cila ka shumë cilësi dhe është po aq kërkuese se skuadra jonë. Edhe ndaj tyre do të jetë shumë e vështirë. Pra ky short ishte i vështirë, krejt ndryshe nga shorti i “Francë-2016”, që na dha një mundësi tjetër, duke shpresuar për kualifikim. Gjithsesi, unë mendoj se ekipi ka arritur një nivel të mirë pjekurie dhe mund të përballet me dinjitet edhe me skuadrat e mëdha.

 

– Në këto eliminatore që po luhen, pra për “Francë-2016”, ekipi ndodhet në pozita të mira, sidomos pas trepikëshit që dha “CAS”-i për ndeshjen me Serbinë. Por s’duhet të harrojmë se në etapën përmbyllëse ne gjithmonë kemi pasur fund të hidhur. Çfarë pret nga këto ndeshje të mbetura?

– Përvoja e mëparshme ka qenë e hidhur, pasi, pavarësisht nga nisja e mirë, në fund nuk jemi kualifikuar. Por këtë herë është një situatë disi ndryshe, sepse ekipi është pjekur dhe trepikëshi me serbët na ka forcuar në renditje, gjë që e bën pozitiv rrugëtimin tonë në këto eliminatore. Vendimtare është fazë e dytë e ndeshjeve. Nëse i kalojmë me sukses, duke ruajtur këtë vijimësi, nuk përjashtohet mundësia të kualifikohemi direkt, por gjasat për vend të tretë janë thuajse maksimale. Për mendimin tim, edhe vendi i tretë do të ishte i suksesshëm.

 

– Në shtator luhen dy ndeshje vendimtare, me Danimarkën dhe Portugalinë. Sidomos ndaj danezëve është shumë e rëndësishme. A ka forcë skuadra jonë të marrë pikë përballë tyre?  

– Pse jo? Pse të mos marrim pikë ndaj Danimarkës? Për mua janë dy ndeshje shumë të rëndësishme këto të shtatorit. Por, nga ajo që kam lexuar në shtyp, mësoj se ka katër lojtarë të Kombëtares që nuk kanë skuadër dhe kjo duhet të jetë shqetësuese për trajnerin De Biazi. Mos harrojmë se ka mbetur një muaj kohë dhe ditët ikin shpejt. Këto ndeshje duhen përgatitur mirë. Gjithsesi, unë gjykoj se Danimarka nuk është se bën ndonjë diferencë të madhe. Madje ajo ka një rënie nga ajo skuadra e dikurshme që ne mbajmë mend. Pra, mendoj se mund t’ia dalim përballë tyre, duke u futur në fushë me synime të qarta për rezultat pozitiv.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh