Hafizi: Futbolli shqiptar, i paedukuar, Kukësi, më të keqen nga UEFA (I)

Share Button

Astrit-Hafizi-djathtas

Adriatik Balla 02.08.2015 12:55

Ndeshja Kukësi-Legia e Varshavës në kuadër të turit të tretë eliminator të Ligës së Evropës në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” u ndërpre pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, sepse tifozët hodhën sende të forta në fushë dhe njëri nga lojtarët e skuadrës polake, pikërisht Duda, u dëmtua në kokë. Gjyqtarët dhe zyrtarët e ndeshjes në tërësi vendosën në mënyrë të prerë që ndeshja të ndërpritej për mungesë të kushteve të sigurisë, pavarsisht se të dyja ekipet e dëshironin vazhdimin e lojës dhe pala organizatore, domethënë Kukësi, këmbënguli fort tek zyrtarët e ndeshjes që të rifillonte loja.

Tashmë UEFA ka bërë të ditur edhe pikat e rregullores ku pritet hetimi e më pas dhënia e vendimit për fajtorët, ku pritet një masë e rëndë ndëshkimore për Kukësin. Duke folur për këtë ndeshje dhe imazhin e shëmtuar që ajo prodhoi, sidomos për faktin se ishte hera e parë që ndërpritej në Shqipëri një ndeshje ndërkombëtare, ish-trajneri i njohur i Kombëtares, Astrit Hafizi, tha se UEFA është mjaft e ashpër ndaj dhunës dhe fenomeneve të tilla dhe se Kukësi duhej të përgatitej qoftë dhe për një vendim ekstrem. Hafizi kujtoi se futbolli ynë nuk është edukuar mjaftueshëm, duke nënkuptuar se ngjarjet që ndodhin gjatë kampionatit janë shumë të rënda.

Dhe sjellja e tifozëve dhe klubeve është në antagonizëm të plotë me rregulloret e UEFA-s. Ndërkohë, ai bëri dhe një analizë të ecurisë së Skënderbeut në Ligën e Kampioneve, si dhe shanset e ekipit kombëtar në Eliminatoret e “Francë 2016”. Ndërkohë, nuk u la jashtë vëmendjes edhe shorti i para pak ditëve për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, ku Shqipëria do të ndeshet me dy skuadra shumë të forta si Spanja dhe Italia. dhe Italia. Për Hafizin këto janë përballje që kanë vështirësi maksimale, ballje që kanë vështirësi maksimale, por ai tha se skuadra është pjekur dhe mund t’ia dalë të marrë edhe rezultate pozitive.

Intervistën që Hafizi ka dhënë për të përditshmen e mirënjohur shqiptare, gazetën “SOT”, AlbanianSport.com jua sjell në 3 pjesë, dhe sot është pjesa e parë, të hënën e dyta dhe të martën e treta.

 

– Kukësi-Legia u ndërpre dhe kjo ishte padyshim diçka që nuk pritej, për më tepër po të mendohet pasoja që vjen nga UEFA si masë ndëshkimore e rëndë. Duket qesharake, por kur mendohet që ne insistonim se në Beograd është ushtruar dhunë dhe duam pikët, këtë herë na bie në kokë, pavarësisht se situatat janë krejt të ndryshme dhe ngjarja e “Qemal Stafës” ishte e paafrueshme me atë që i ngjau Kombëtares 14 tetorin e shkuar. Sa ka humbur Kukësi dhe futbolli ynë nga kjo ngjarje?

– Imazhi dëmtohet shumë, kjo është e natyrshme. Futbollit tonë i janë ulur shumë pikë nga kjo ngjarje, e cila mund të evitohej plotësisht. Kukësi bëri një ecuri të mirë në këtë veprimtari dhe shfaqi vlerat e tij dhe kjo ngjarje me tifozët dhe hedhje të sendeve në fushë nuk i nevojitej askujt. Për më tepër, kjo ngjarje ndodhi në kuadër të një ndeshjeje të rëndësishme të nivelit evropian. Ne na duket normale këtu në kampionatin tonë, se ne çfarë nuk na kanë parë sytë, duke filluar me invadimin e fushës nga tifozët, futjen e mjeteve të forta, dhunë masive etj, por UEFA nuk të fal në këto raste, ajo dhunën e ndëshkon rreptë. Është dëmtuar një lojtar, pavarësisht se situata nuk ishte aq alarmante, por UEFA ka material të bollshëm për të marrë masë ndëshkimore. Unë mendoj se kjo duhet të na shërbejë si mësim, se në stadium shkohet për të parë ndeshjen, për ta shijuar futbollin e jo për të bërë sjellje të pahijshme.

 

– Ka një problem të madh me stadiumet në vendin tonë. Ju e dini, shumica e tyre s’plotësojnë kriteret themelore. Është, pra, edhe ky një problem jo i vogël. A mendoni se ne kemi kushte për zhvillimin normal të ndeshjeve ndërkombëtare?

– Natyrisht, stadiumet kanë kushte të dobëta, infrastruktura jonë sportive në tërësi është e dobët. Ne kemi parë gjatë ndeshjeve në kampionat se njerëzit futen në fushë dhe sulmojnë lojtarët e gjyqtarët. Rregulloret janë por situata nuk qetësohet në një ditë, kërkohet punë në këtë drejtim. Rregulloret e UEFA-s zbatohen, futja në fushë, hedhja e sendeve etj, kushtëzojnë masa penalizuese dhe në kuadër të ndeshjes në Europa League me Legian, Kukësi do të penalizohet. Unë e kuptoj që situata nuk ishte e njëjtë me atë që i ngjau Kombëtares në Beograd, janë dy gjëra të ndryshme, se situata në “Qemal Stafa” nuk precipitoi me futjen në fushë të njerëzve dhe nuk pati kërcënim të drejtpërdrejtë, megjithatë, në të njëjtën kohë dhe ne duhet të nxjerrim gabimet tona. Shqiptarët janë gjaknxehtë, kapen shpejt nga euforia etj, por një popull i edukuar, me tifozë të edukuar, nuk i bën këto. Me pak fjalë, ne duhet të rregullojmë ambientin tonë. Unë e kuptoj që kjo që ndodhi me Kukësin, po të ishte në kampionatin tonë do të ishte diçka krejt normale. Sigurisht që nuk duhet të jetë kështu, por e vërteta është se të tillë e kemi dhe e konceptojmë garën. UEFA ka logjikë tjetër. Mua më vjen keq që ndodhi kjo, pasi futbolli shqiptar bëri disa hapa përpara, ishin hapa pozitivë, sidomos me ekipin kombëtar. Ky imazh i mirë lëkundet dhe ne humbasim pikë shumë në sytë e institucioneve sportive ndërkombëtare. Bota në vë në provë dhe ne nuk dimë të përgjigjemi.

 

– Duke pasur parasysh rregulloret, çfarë duhet të presë Kukësi nga UEFA?

Nga UEFA duhet pritur gjithçka, jam i bindur për këtë. Varet se si ata do ta trajtojnë situatën që ndodhi, por UEFA në këto raste nuk fal, merr masa të ashpra ndëshkimore, sepse shërbejnë si shembull. Ajo nuk i anashkalon nenet e rregullores, prandaj mendoj se Kukësi do të penalizohet rëndë. Urojmë mos të jetë ndonjë ndëshkim ekzemplar, por kështu si shkuan gjërat Kukësi duhet të përgatitet për më të keqen, pra nuk përjashtohet mundësia edhe e përjashtimit.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh