AlbanianSport.com 26/10/2021 23:25
ASNN – Janë 3 takime të Kupës së Gjermanisë dhe 4 sfida të Kupës së Ligës Angleze që vijnë drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Të martën në mbrëmje kanë ardhur në RTSH Sport dhe në RTSH 3 kanë ardhur dy takimet e Kupës së Ligës Angleze, përkatësisht Çellsi-Sauthempton dhe Arsenal-Liids Junajtid. Në këtë të fundit, pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën, Kalum Çembërs i kalon vendasit në epërsi.
14 minuta më pas, Arsenali gjen edhe golin e dytë e bashkë me të edhe fitoren. Kurse në takimin tjetër, në “Stemford Bridxh”, Çellsi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi, me golin e shënuar në fundin e pjesës së parë nga Havertz. Por e dyta nis praktikisht me gol për Sauthemptonin, që barazon menjëherë shifrat.
Në barazim 1-1 do të mbyllen 90 minutat e kohës së rregullt dhe gjithçka do të vendoset nga lotaria e 11-metërshve, aty ku Çellsi tregohet më i saktë, duke siguruar vendin në çerekfinale të Kupës së Ligës Angleze. Ndërkaq, të mërkurën, duke nisur nga ora 20:45 vjen në RTSH Sport dueli Uest Hem Junajtid-Mançester Siti, dhe, në të njëjtën kohë, në kanalin RTSH 3 do të vijë përballja Preston North End-Liverpul.