ASNN – Mark Fellous, një atlet britanik që praktikon maratonën dhe është i njohur në këtë disiplinë, është arrestuar nga policia britanike si i dyshuar për një vrasje të ndodhur në vitin 2018. Në fakt, maratonomaku akuzohej për një vrasje të ndodhur në vitin 2015 dhe ishte nën hetim, pasi kishte ekzekutuar një tjetër kriminel, këtë herë ka bërë një vrasje të dytë.
Sipas mediave britanike, atleti nga Liverpuli është ngatërruar në një histori të vështirë për t’u interpretuar dhe ka kryer një vrasje, e cila mund të mbetej e pazbuluar për shumë kohë nëse maratonomakun Mark “Ijsmen” Fellousin nuk do ta tradhtonte ora që mbante në dorë, e cila kishte të instaluar sistemin e pozicionimit global (GPS). Sipas mediave britanike, atleti 39-vjeçar e kishte përdorur këtë orë në maratonën e vitit 2015 të zhvilluar në Mançester.
Duke ndjekur me satelit lëvizjet e Mark Fellousit, policia ka zbuluar se atleti-vrasës ka kryer një krim në vitin 2018 pasi GPS ka zbuluar se ai ka qenë në banesën e viktimës në datën e vrasjes. Kaq ka mjaftuar që policia ta arrestojë dhe ta verë para përgjegjësisë, pasi nuk ka më dyshime për autorësinë e vrasjes. Ora e dorës me GPS rezultoi fatale për atletin britanik, i cili ka bërë kështu një vrasje të dytë, por këtë herë do të përballet me ligjin.