AlbanianSport.com 14/02/2021 18:35
ASNN – Pas vetëm disa javësh pushimi, Argjentina po përgatitet për një fillim të ri të kampionatit me Boka Zhunjorsin dhe River Plejtin si gjithmonë favoritë. Por tani radhën e ka Kupa e Ligës Profesioniste. Në fillim, u bë një përpjekje për ta riemëruar atë “Copa Diego Maradona”, por për shkak të problemeve midis familjes së Diegos dhe avokatit të tij, u preferua të mos bëhej tani.
Formati i ri këtë vit, do të ketë 26 skuadrat që do të luftojnë për të qenë “kampione”, që do të ndahen në dy grupe me nga 13 skuadra secila. Skuadrat do të luajnë një herë kundër atyre të të njëjtit grup, duke zhvilluar gjithsej 12 ndeshje. Më pas, 4 më të mirët nga secili grup do të ndeshen me njëri-tjetrin, në formatin e “play-off”-eve, duke luajtur çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.
Fituesi i këtij turneu do të marrë një vend në Kupën “Libertadores 2022”. Boka Zhunjirs dhe River Plejti janë kandidatët kryesorë. Skuadra e trajneri Ruso do të kërkojë një yll të ri pasi fitoi dy titujt që u luajtën në vitin 2020 në nivelin lokal, SuperLigën e Argjentinës dhe Kupën “Diego Maradona”. Disa skuadra duan ta rrëmbejnë turneun nga Boka Zhunjors, por pak janë kandidatët e vërtetë.
Sigurisht, rivali më i rëndësishëm është ai tradicional, River Plejti. Ekipi i trajnerit Gajardo ka lojtarët më të mirë në vend dhe ka një synim të qartë. Klubet e tjera që kërkojnë të kurorëzohen janë Rasing dhe San Lorenzo.